VIDEO/ Ervin Baku në ‘Kafe Shqeto’: Fitoi futbolli, Francën dhe Argjentinën kjo Spanjë i bëri të duken të vegjël

Spanja fitoi mbrëmjen e djeshme me Argjentinën 1-0 me golin e shënuar në kohën shtesë nga Feran Torres, duke u shpallur për herë të dytë kampione e Botës.

Në “Kafe Shqeto” në Syri TV me Flavio Qarrin, gazetari sportiv Ervin Baku foli për suksesin e spanjollëve dhe për Botërorin që u organizua në tre shtete, SHBA, Meksikë dhe Kanada.

“Ka qenë një Botëror që na ka mbajtur me netë pa gjumë. Ka një unanimitet që Spanja fitoi me meritë të plotë. Fitoi Spanja dhe fitoi Botërori. Spanja theu rekorin e Italinë me 38 ndeshje pa humbje. Një ekip fantastik, një grup që ka fituar gjithçka, Është si një familje. Për herë të parë një fitues Botërori do ta mbrojë titullin në shtëpi, pasi në vitin 2030 do të organizohet Botërori në tre shtete, Spanjë, Portugali dhe Marok”, u shpreh Baku.

Në lidhje me finalisten tjetër, Argjentinën, gazetari Ervin Baku theksoi: “Që nga viti 1982 kur unë shoh futboll, kurrë nuk kemi parë një finalist më të dobët se Argjentina. Një ekip që për 90 minuta nuk goditi asnjëherë portën. Ashtu si Francën, edhe Argjentinën e bëri shumë të vogël kjo Spanjë”.