'Kuvendi nuk ndjek Kushtetutën kur preken aferat e qeverisë'/ Gjokutaj: Afera McGonigal, thembra e Akilit e qeverisë Rama
Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin “KAFE SHQETO” në SYRI TV, akuzoi institucionet për mungesë të ndarjes së pushteteve dhe bllokim të hetimeve parlamentare për çështje që, sipas tij, lidhen me kryeministrin Edi Rama.
Sipas Gjokutajt, edhe kur Gjykata Kushtetuese merr vendime në favor të ngritjes së komisioneve hetimore, Kuvendi i injoron ato, duke sjellë si shembull rastin e ish-ministres Olta Xhaçka. Ai tha se kjo tregon se Parlamenti e konsideron në diskrecionin e tij zbatimin ose jo të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, çka, sipas tij, përbën shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve.
Gjokutaj u ndal edhe te çështja McGonigal, të cilën e cilësoi si “thembrën e Akilit” të qeverisë. Ai deklaroi se kjo është një nga episodet më të rënda që, sipas tij, dëshmon korrupsionin e mazhorancës dhe është përdorur për të ushtruar presion ndaj politikanëve dhe biznesmenëve.
Avokati kritikoi gjithashtu vendimin për të pranuar kërkesën për hetimin parlamentar të zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa, sipas tij, u refuzua hetimi për çështjen McGonigal. Sipas Gjokutajt, kjo synon të krijojë perceptimin e paanshmërisë së institucioneve, ndërsa në praktikë çështjet që prekin qeverinë mbeten pa u hetuar. Ai shtoi se, edhe nëse ngrihet komisioni për zgjedhjet e 11 majit, ai rrezikon të mos përfundojë punën përpara proceseve të ardhshme zgjedhore.
Gjokutaj:
Edhe Rama janë një. Ky është trekëndëshi, e kupton, ku asgjësohen të gjitha aferat edhe nuk tolerohet, domethënë merrni rastin ku vendi duhet ta ngrinte vetë komisionin parlamentar e rrëzon. Detyron të vesh në Kushtetuese. Ku do vesh? Kushtetuesen. Pastaj dhe kur e bën Kushtetuesja, imagjinoni dhe po ta pranonte. Çfarë bën me Xhaçkën? Nuk e zbatojnë vendimin e Kushtetueses. Pra ne nuk kemi të bëjmë këtu me një procedurë të mirëfilltë edhe me një procedurë fair, që ndiqen rrugët e ankimit, shprehet Kushtetuesja, merr një vendim, ia çon Kuvendit i cili të realizojë hetimin parlamentar ashtu siç e lejon kodi i procedurës penale.
Po këtu, ne kemi të bëjmë me kërkesë që nuk ta pranon njëherë, po dhe po ta pranojë, Kuvendi thotë nuk jam i detyruar unë thotë që të bëj hetimin. Pra të gjithë i vëmë kapakun kësaj pune, historia është e tillë, kur thuhet nuk dua s'dua, e kupton? Këto janë, edhe sikur ta kish pranuar, unë jam krejt i qartë, edhe sikur ta kish pranuar, Kuvendi do thoshte që unë s'jam i detyruar, se ka vendosur Gjykata Kushtetuese, punë e madhe.
E kupton? Unë s'i shoh të arsyeshme sepse ata i kanë dhënë të drejtën vetes, e kupton, që të mbivendosin pushtetet. Pra nuk ka ndarje, është cënuar parimi bazë i demokracisë, i cili është ndarje e pushteteve. Nuk ka ndarje të pushteteve, ka mbivendosje të pushteteve, ku njëri pushtet po marrim Gjykata Kushtetuese vendos dhe Kuvendi e quan në diskrecion të tijin, ekzekutimin apo jo të vendimit që merr Gjykata Kushtetuese. Edhe në këtë hulli jemi, nuk është vetëm çështja e McGonigal, janë të gjitha çështjet të cilat të çojnë tek Rama, e kupton, të gjitha këto çështje kanë mbetur pezull në procedurë parlamentar edhe nuk hetohen.
Edhe sikur të vendosë Gjykata Kushtetuese, ja shikoni e ka pranuar hetimin e zgjedhjeve të 11 majit. Tashi, imagjinoni pranon zgjedhjet e 11 majit dhe nuk pranon, nuk pranon çështjen e McGonigalit, që është, thashë, thembra e Akilit e kësaj çështje.Po është thembra e Akilit sepse, shiko, ne po themi që diagnoza e kryeministrit dhe e kësaj qeverie është korrupsioni, dhe episodi i McGonigal është një nga faqet më të zeza të kësaj mazhorance e kësaj qeverie me anë të të cilit janë bërë presion individëve si politikanë po ashtu edhe biznesmenë, që janë, janë shantazhuar, e kupton, në këtë drejtim...
Dëgjo, kjo, ata shiko, këta prandaj e kanë caktuar në një ditë, për të treguar që janë të paanshëm, që kërkesat që janë për t'u pranuar pranohen dhe kërkesat që nuk janë për t'u pranuar, nuk pranohen. Kjo është loja, edhe kështu perceptohet kjo dhe në publik edhe në terrenin politik, edhe në të gjitha drejtimet. Pra, zgjedhjet e 11 majit, do të thotë komisioni parlamentar nëse do të ngrihet, se do vijnë zgjedhjet e tjera dhe këta s'do kenë mbaruar komisionin akoma, zgjedhjet, zgjedhjet kanë pasur këto probleme, thotë që i ka njohur edhe raporti, dhe këto nuk e kanë bërë të revokueshëm pushtetin apo mandatin e kësaj force politike. Kjo është historia.