'Qëllimi ynë, rrëzimi i qeverisë'/ Aktivisti: Çdo organizim është i mirëpritur, sa kohë i shërben protestës

Aktivisti dhe një nga koordinatorët e protestës qytetare kundër qeverisë, Edison Lika, deklaroi në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV se protesta ka qenë e suksesshme sepse nuk është drejtuar nga një lider apo parti politike, por nga vetë qytetarët.

Ai theksoi se koordinatorët kanë pasur vetëm rol organizativ dhe jo drejtues, ndërsa shtoi se qëllimi i tyre nuk ka qenë ndërtimi i një profili politik, por arritja e objektivave të protestës. Lika u shpreh se nuk është kundër Kuvendit Kombëtar si formë organizimi, por çdo përpjekje për të përvetësuar protestën duhet parë me kujdes.

Sipas tij, grupi koordinues do të shpërbëhet automatikisht sapo të arrihen qëllimet e protestës.

Aktivisti:

Po patjetër, të gjitha pyetjet mund të përgjigjem. Kjo për mua ka qenë e rëndësishme se ka qenë e para protestë pra praktikisht pas disa vitesh meqë Klaidi përmendi studentoren, që njerëzit dalin aty jo për të ndjekur një lider, jo për të ndjekur një parti, po për të përfaqësuar praktikisht hallet dhe problemet e veta. 

Gjithsesi është çështje perceptimi. Edhe po, e drejtë edhe kjo. Korrekte. Tani për mua, prej fillimi kuptimi ka qenë më e ndershme që kjo frymë, kjo revoltë të mbetej frymë edhe përderisa kërkesat ishin të qarta edhe praktikisht e gjithë protesta, e gjithë masa që ishte në shesh kërkonte rrëzimin e kësaj qeverie dhe anulimin e atyre ligjeve për të cilin kemi dalë, ne nuk kishim nevojë pse të nxirrnim një përfaqësi publike, politike, sepse ne nuk ishim aty as për të shkuar në zgjedhje, as për të kandiduar nesër ne, as për të hapur një parti të re. Ne ishim për të arritur ato qëllime për të cilat ne ishim mbledhur edhe për të vazhduar jetën tonë normalisht. Si Klaidi, si unë kemi qenë aktivistë edhe para kësaj ngjarje dhe do vazhdojmë të jemi edhe pas kësaj ngjarje. Ne për vete nuk duhet ta përdornim këtë ngjarje për të ndërtuar një lloj profili politik tonin.

Për mua kjo ka qenë e rëndësishme që të ndahet. Ne secili prej aty, secili në shesh jemi të barabartë, përfaqësojmë problemet tona edhe duhet t'i përfaqësojmë në këtë mënyrë. Pasi të rrëzohet Rama, për mua le të bëhet çfarëdo lloj gjëje dhe secili prej nesh është i lirë të bëjë çfarëdo lloj gjëje. Edhe sot, se ka një keqkuptim pro dhe kundër Kuvendit. Edhe sot nuk është se unë jam kundër Kuvendit në parim, apriori, edhe nuk jam kundër asnjë forme të organizimit të protestës.

Njerëzit në atë protestë janë totalisht heterogjenë. Ka grupe, formacione, mendime krejt të ndryshme brenda protestës. Kështu që ata mund të organizohen për protestë si të duan vetë. Ama kjo protestë ka shkuar siç ka shkuar sepse nuk ka pasur një grup që ka qenë sipër protestës dhe ka thënë këtë protestë e drejtoj unë. Edhe për mua, kjo protestë duhet të vijojë...Ama funksioni jonë ka qenë totalisht mirëmbajtës. Pra praktikisht, të sillte foninë, të përcaktonte kur hapet, kur mbyllet, praktikisht. E çfarë bëhej aty nuk e kemi përcaktuar asnjëherë ne. Se çfarë flitet aty nuk e kemi përcaktuar asnjëherë ne. Edhe unë mendoj, jo nuk duhet ta përcaktojmë ne, po s'duhet ta përcaktojë askush. Në njërën prej televizioneve më pyetën një herë më thanë "a pranon ti të përfaqësohesh nga filan person për protestën?". Jo more, protesta nuk përfaqësohet as nga unë.

Ç'është kjo punë? Ne nuk mund të përfaqësohemi nga askush. Për herë të parë, shqiptarët kanë dalë të përfaqësohen nga vetja e tyre aty. Edhe për mua kjo duhet të me qenë praktikisht sinteza e kësaj proteste. A çdo formë organizimi është e mirëpritur dhe është e rëndësishme? Çdo formë organizimi që tenton të akaparojë protestën, për mua duhet parë me dyshim.

Unë nuk po e shoh si njërën prej tyre Kuvendin Kombëtar. Kuvendi është thjesht një prej mënyrave se si protesta organizohet. Kjo është krejt e drejta e tyre legjitime edhe le të vazhdojnë ta bëjnë, për sa kohë janë në protestë dhe i shërbejnë protestës. Kaq. Jo nuk kam qenë, jo vetëm pjesë e Kuvendit, unë nuk kam qenë pjesë e asnjë lloj liste emërore që ka dalë nga fillimi deri në fund. Kështu që nuk dua të jem pjesë e një liste, unë mendoj që aty jam si Edison, si aktivist, si qytetar. Edhe do vazhdoj të jem i tillë deri në fund. Unë e shoh kështu. Kjo nuk do të thotë se të gjithë të tjerët duhet ta shohin ashtu.Unë mund të them vetëm diçka. Po, kemi një rregullore të anëtarëve të grupit koordinues, që thotë qartazi: që me arritjen e qëllimeve, ky grup shpërbëhet automatikisht.

Pra ne nuk kemi asnjë lloj objektivi dhe qëllimi tjetër përtej kësaj proteste.Po tani ka disa perceptime sepse unë nuk mund t'i referohem si me thënë deklaratave individuale të njerëzve. A ka deklarata individuale që janë sens protagonizmi? Patjetër. Ka jo vetëm nga Kuvendi, po nga e gjithë protesta. Po a është fryma e Kuvendit si me thënë që na dërgon drejt një sensi protagonizmi? Këtë duhet ta tregojë Klaidi, jo unë, se nuk jam unë brenda Kuvendit.

Për mua duhet të ishte si me thënë... mënyra se si është bërë duhet të ishte pak më, kur them më e drejtë, më e thjeshtë (humble), duhet të flisnin me njerëzit, kjo gjëja nuk ka asnjë qëllim tjetër përveçse t'i shërbejë protestës. Sepse për mua më shumë mungesa e informacionit na e ka sjellë këtë kakofoni, sesa qëllimësia e djemve dhe vajzave që e kanë bërë Kuvendin Kombëtar.