Gjirokastër, flakët djegin pyllin mes fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq

Zjarri i rënë mbrëmjen e djeshme në Njësinë Administrative Andon Poçi, në qarkun Gjirokastër,  u vu plotësisht nën kontroll dhe u shua, duke mos u përhapur në fshatrat Andon Poçi dhe Hundëkuq.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me pyje dhe shkurre.

Autoritetet lokale u njoftuan për flakët rreth orës 21:00. Dy grupe shërbimi me dy automjete zjarrfikëse shkuan të shuanin flakët.

Pas mbërritjes në terren, efektivët e MZSH-së konstatuan dy vatra aktive zjarri, të shpërndara në dy kodra të ndryshme. Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja me mjete zjarrfikëse ishte e pamundur dhe u bë ndërhyrja nga forcat në këmbë.