Thirrjet për dorëheqjen e Ramës/ Protesta sot zhvendoset para Parlamentit
Qytetarët që prej 50 ditësh vijojnë protestat kundër qeverisë kanë paralajmëruar një tubim masiv përpara Kuvendit të Shqipërisë, i cili do të zhvillohet sot në orën 12:00, paralelisht me seancën plenare.
Aktivistët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje, duke theksuar se kjo lëvizje synon të shprehë pakënaqësinë ndaj mënyrës së funksionimit të Parlamentit dhe mungesës së përfaqësimit qytetar.
Ky tubim shënon një vazhdim të rezistencës shtatëjavore, ndërsa vëmendja është përqendruar te vendimet e rëndësishme që do të diskutohen në sallën e Kuvendit, përfshirë raportet e institucioneve të drejtësisë.
Ndërkohë, organizatorët kanë paralajmëruar se mobilizimi do të përshkallëzohet në një protestë të madhe më 23 korrik, datë që përkon me seancën e fundit plenare përpara pushimeve të verës.