'Pas 50 ditësh protestë, të ulemi dhe...'/ Aktivisti: Shqiptarët duhet të kuvendojnë për të çuar përpara kauzën
Aktivisti Klajdi Bello, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV me moderatorin Flavio Qarri, u shpreh se Kuvendi Kombëtar Qytetar synon të forcojë protestën qytetare dhe jo ta përfaqësojë apo t’i mbivendoset asaj.
Sipas Bellos, protesta 50-ditore mbetet burimi i legjitimitetit të çdo nisme qytetare, ndërsa Kuvendi është krijuar për të nxitur diskutimin dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm të lëvizjes. Ai theksoi se është e nevojshme një organizim më i mirë dhe një artikulim më i qartë i kërkesave të protestuesve.
Aktivisti komentoi edhe debatet gjatë mbledhjes së parë të Kuvendit, duke thënë se disa persona tentuan të prishnin takimin. Ai shtoi se protesta duhet të mbetet gjithëpërfshirëse dhe të respektojë kontributin e çdo qytetari, pavarësisht moshës apo bindjeve.
Bello:
Atëherë, nga e para dëshiroj të kaloj tek tema apo tek thirrja që u bë në sinkronin e hyrjes rreth Kuvendit Kombëtar Qytetar. Edisoni dhe unë jemi që në ditën e parë të fillimit të protestave tek Drejtoria e Policisë Tiranë, aty ku u shpërtheu gjithë zemërata popullore. Sigurisht në sajë të asaj që ndodhi në Zall-Herr, ato pamje tmerruese për të gjithë, ato pamje që treguan se ky shtet i ishte dorëzuar ose i kishte dhënë aq shumë fuqi pjesës së marrjes së pushtetit nga ana e njerëzve me influencë nga security, të cilët u kaluan kompetencat në sytë e policisë së shtetit. Edisoni përmendi fjalën bashkim dhe revolucion. I drejtohem Edisonit sepse Edisoni është një prej tyre skeptik karshi Kuvendit Kombëtar Qytetar. Por dëshira e pikës së parë të sqaroja se nuk ishin ata njerëz që donin të ndërprisnin fjalën time, nuk ishin njerëz ose individë të cilët kanë punuar për thirrjen e Kuvendit Kombëtar Qytetar, por ishin individë, ose më saktë protestues të cilët kishin ardhur aty... nuk e kuptuam qartë se mund të jesh kundër, por të vish me qëllimin për ta prishur Kuvendin Kombëtar, kjo nuk e legjitimon të drejtën e tyre.
Sepse askush në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë është e drejta për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur... Po, saktë. Dhe Konventa e të Drejtave të Njeriut na jep të drejtën për t'u takuar. Por ne po e marrim shumë të thjeshtë. Protesta që ka filluar prej 50 ditësh, ajo është fuqia, energjia e çdo lloj aktivizmi që ne po bëjmë. Sepse mos të ishin njerëzit në shesh, kurrsesi ne nuk do arrinim as ato që përmendi me të drejtë Edisoni, por unë doja të thoja diçka. Edison, mirë është që mos ta godisni Kuvendin Kombëtar. Ato këndvështrime që ju keni, është mirë të ulemi. Kuvendi Kombëtar Qytetar nuk ka ardhur për të dalë aty për të thënë 'ne jemi përfaqësuesit'.
Jo! Ne jemi aty për të thënë: Eja, çfarë do bëjmë? Sepse prej 50 ditësh, përpos të gjitha mekanizmave që janë përdorur për të rritur frymën, ne po shohim që ajo kurbë tani nuk është më... pra u arrit deri në një stad të caktuar. Pra le të ulemi, le të diskutojmë, le të ndërmarrim hapa ligjorë, le të ulemi pra, shqiptarët gjithmonë kanë kuvenduar, nuk është diçka një risi që ne po e sjellim. Ne duhet të dalim mbi palët. Këtë mbase duhet ta bënin institucionet siç është Presidenti i Republikës, Lartmadhëria e tij, por për fat të keq Presidenti foli vetëm pas 20 ditësh. Pra, duke e parë që nuk ka institucion, shoqëria, jam i bindur që thjesht do ta forcojë, jo ta përfaqësojë. Përfaqësimin do ta japë, ose legjitimitetin do ta japë vetëm sheshi. Ne nuk jemi aty as për t'i mbivendosur sheshit, ne kemi dalë nga sheshi, jemi te sheshi edhe...
Atëherë, si e shoh unë të gjithën. Kjo dëshira për të krijuar një organizim unë e kam pasur që me grupin nismëtar. Dhe Edisoni besoj mund ta konfirmojë këtë gjë. Në fillim për shumë arsye unë e mirëkuptova, thanë 'jo nuk duhet të dalin emra, nuk duhet të...', dhe e kuptova. Derisa arriti një lloj pjekjeje dhe unë nuk e pranoja dot më sepse kjo më solli një dezhavy të protestës studentore në të cilën isha pjesë. Dhe studentët unë i mirëkuptoja sepse, mosha, papjekuria. Kurse këtu kemi një grup heterogjen i cili vjen nga shtresa të ndryshme, nga eksperienca të ndryshme, dhe ne menduam kurrsesi që ne do binim prapë pre e kësaj 'jo s'dua përfaqësi...'. Mund të jetë një grup lidership, sepse Kuvendi Kombëtar Qytetar do artikulojë në mënyrë intelektuale dhe mos të na dalin individë siç dolën para dy ditësh që vijnë aty dhe nuk e di me çfarë qëllimi vijnë aty, për ta delegjitimuar dhe për ta bërë pis këtë protestë e cila është protestë e pastër dhe duhet mbajtur e tillë.
Për t'u mbajtur e tillë duhet që... Tani, ata persona... në fillim erdhi një vajzë në mënyrë shumë prepotente, mori mikrofonin sepse ne kishim bërë një program, normal, që do flisnin disa njerëz, pastaj do flisnin të gjithë, dhe në fakt folën të gjithë. Ne kemi bërë një takim i cili zgjati pothuajse 7 orë. Pse? Sepse njerëzit donin të flisnin dhe ne qëndruam t'i dëgjonim pikërisht për të treguar një demokraci dhe mënyra e uljes nuk ishte me podium, ishim të gjithë rreth e rrotull, pra ishte në mënyrën e kuvendit kombëtar. Thënë kjo, personat që erdhën aty, disa ishin nga protesta, nuk mund të them që nuk janë aty. Mua më vjen keq mënyra se si erdhën, dhe më e keqja kur anatemuan moshat më të mëdhaja duke u thënë 'ju s'keni asnjë lidhje'. E si mund t'u thuhet prindërve apo moshatarëve më të mëdhenj që ju s'keni lidhje me këtë që po ndodh? Dhe këto janë gjëra të papranueshme, gjëra që ne na duhet kushdo...