Një i ri humbi jetën në Spanjë gjatë festimeve për fitimin e Kupës së Botës
Një djalë 13-vjeçar vdiq në Ciudad Rodrigo, Salamanca, gjatë festimeve të fitores së Spanjës në finalen e Kupës së Botës, shkruan RTS.
Ndërsa tifozët po festonin fitoren e Spanjës në Kupën e Botës te shatërvani në rrethrrotullimin Glorietta del Arbol Gordo, pjesa e sipërme e strukturës u shemb dhe ra mbi disa persona që ishin brenda, sipas këtij mediumi.
Dy persona u trajtuan në Qendrën Shëndetësore Ciudad Rodrigo, njëri prej tyre ishte i mitur dhe vdiq në spital.
Ekipi i Ndërhyrjes Psikologjike për Fatkeqësi dhe Emergjenca është aktivizuar për të ndihmuar familjen e viktimës.
Këshilli i qytetit shpalli tre ditë zie.