Rikthehen protestat në Shkodër/ Qytetarët dalin në mbeshtetje të revoltës qytetare në Tiranë
Qindra qytetarë janë rikthyer në protestë në Shkodër, duke shprehur mbështetjen për protestën qytetare në Tiranë, ku prej 50 ditësh me radhë mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit deklaruan se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesave të tyre, duke theksuar se protesta është një reagim ndaj korrupsionit, keqqeverisjes dhe gjendjes së vendit.