Messi shkruan histori, kapiten në finalen e tretë të Botërorit

Lionel Messi vazhdon të thyejë rekorde në karrierën e tij të jashtëzakonshme. ‘Ylli’ argjentinas do të zbresë titullar në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës, duke mbajtur edhe një herë shiritin e kapitenit në krah.

Me këtë paraqitje, Messi bëhet futbollisti i parë në histori që luan si kapiten në tri finale të Kupës së Botës: në vitin 2014, 2022 dhe tashmë në 2026.

Një tjetër arritje historike për 39-vjeçarin, i cili vazhdon të shkruajë emrin e tij në librin e artë të futbollit botëror dhe të udhëheqë Argjentinën në kërkim të një tjetër trofeu të madh.

I vetmi futbollist para Messit që ka mundur të luajë në tri finale të Kupës së Botës, duke fituar dy prej tyre, është braziliani Cafu: 1994, 1998, 2002.