Prokopi: Finalja premton spektakël deri në vërshëllimën e fundit, Argjentina ka zemër, Spanja ka cilësinë më të frikshme të Botërorit

Gazetari i Syri TV, Mantho Prokopi, ishte i ftuar në edicionin informativ, ku analizoi finalen e sotme të Kampionatit Botëror mes Argjentinës dhe Spanjës, duke ndarë statistika, parashikime dhe vlerësime për sfidën që do të kurorëzojë kampionen e botës.

Sipas Prokopit, mediat ndërkombëtare e shohin Spanjën si favoriten kryesore për trofeun, me rreth 55% shanse për triumf, ndërsa Argjentina vlerësohet me 29% mundësi për ta fituar ndeshjen në kohën e rregullt, duke lënë të hapur edhe skenarin e shtesave apo penalltive.

Ai solli në vëmendje disa statistika domethënëse, duke theksuar se në 15 nga 17 ndeshjet e fundit të Spanjës, rezultati i pjesës së parë ka qenë i njëjtë me rezultatin përfundimtar. Megjithatë, Prokopi nënvizoi se tre nga katër sfidat e fundit të spanjollëve kanë prodhuar gola pas minutës së 85-të, çka tregon se ndeshja mund të mbetet e hapur deri në sekondat e fundit.

Për Argjentinën, gazetari veçoi forcën psikologjike të skuadrës, duke kujtuar se ajo ka realizuar tetë gola pas minutës së 85-të gjatë këtij Botërori. Sipas tij, ky është tregues se argjentinasit nuk dorëzohen në asnjë moment dhe luftojnë deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit. Gjithashtu, ai theksoi se në 12 nga 13 ndeshjet e fundit të Argjentinës janë shënuar gola në të dyja pjesët e lojës.

Në analizën e tij, Prokopi e cilësoi Argjentinën si ekipin me më shumë shpirt gare, ndërsa Spanjën si skuadrën me cilësinë më të lartë në këtë Botëror, duke kujtuar dominimin që tregoi ndaj Francës në gjysmëfinale.

Gazetari komentoi edhe spektaklin e zhvilluar në ndeshjen për vendin e tretë mes Anglisë dhe Francës, e fituar nga anglezët me rezultatin 6-4. Ai e cilësoi atë si një duel historik, pasi për herë të parë në një finale për vendin e tretë në një Kupë Bote u shënuan plot 10 gola.

Prokopi ndaloi edhe te rekordet individuale të këtij Botërori. Sipas tij, Kylian Mbappé u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve me 22 gola dhe kryeson garën për “Këpucën e Artë” me 10 realizime. Ndërkohë, Michael Olise vendosi rekord të ri me shtatë asistime, duke kaluar legjendën braziliane Pele, ndërsa Jude Bellingham u bë futbollisti i parë britanik që shënon shtatë gola në një edicion të vetëm të Kupës së Botës.

Duke folur për finalen e mbrëmjes, Prokopi theksoi se Lionel Messi ka ende mundësinë të barazojë ose të kalojë Mbappen në renditjen historike të golashënuesve dhe të futet në garë edhe për “Këpucën e Artë”, duke e bërë sfidën edhe më interesante.

Prokopi:

55% shihet Spanja si më favorite për të kaluar, në titullin kampion, ndërsa Argjentina ka 29% që jepet nga mediat ndërkombëtare për ta fituar të paktën në kohën e rregullt, pasi dhe barazimi është pjesë e lojës ku gjithçka mund të ndodhi. Tani, kemi dhe disa statistika interesante që mund të lidhen me këtë finale dhe si mund të shkojë kjo finale. Duke pasur parasysh që rezultati i pjesës së parë në takimet e Spanjës, pra kur Spanja ka luajtur, rezultati i shifrës së pjesës së parë ka qenë i njëjtë si në gjithë rezultatin final në 15 nga 17 takime. Pra siç mbyllet pjesa e parë e Spanjës, mbyllet dhe rezultati final i Spanjës në 15 nga 17 takime.Në një farë mënyre mund të jetë kjo, pasi këtë e ka treguar historia e shpeshtë. Por nga ana tjetër, tre nga katër ndeshjet e fundit të Spanjës panë gola të shënuar pas minutës së 85-të.Pra mund të presim edhe gola në fund, siç ashtu edhe Argjentina ka shënuar tetë gola sidomos ndaj portugezëve.Po, ndërkohë Argjentina, mos harrojmë që ka shënuar tetë gola nga minuta e 85-të e më vonë në këtë turne. Pra qartazi një Argjentinë që nuk i humbet shpresat në këtë turne dhe shënon edhe në...Anglisë dhe jo vetëm... Egjiptit, e përmbysjet që u ka bërë... Pra është një Argjentinë që qartazi nuk do t'i humbi shpresat edhe nëse është sekondi i fundit i takimit. Pa diskutim.

Dhe e fundit, 12 nga 13 ndeshjet e fundit të Argjentinës kanë parë gola nga të dyja pjesët. Pra mund të presim gol në të dyja pjesët e takimit. Si në pjesën e parë, si në pjesën e dytë. Pra është një sfidë e hapur, pa diskutim, me një Argjentinë që ka treguar që ka zemër në këtë botëror dhe ka shpirtin më shumë se cilësinë, le të themi kështu, ndërsa Spanja ka treguar që ka cilësinë mund ta themi dhe më të frikshmen në këtë botëror, pasi i bëri Francës, përfaqësueses më pretendente deri në gjysmëfinale, të humbiste topin dhe të luante si një skuadër mediokre.

Shiko, ishte një takim ku pa diskutim yjet më të mëdhenj të këtij botërori të ngelur duar thatë dhe duar bosh në gjysmëfinale, luanin pak më të qetë psikologjikisht në këtë sfidë dhe luanin edhe më të lirshëm dhe u argëtuan disi më shumë në fushën e lojës. Po të shihnim takimin, Anglia e mbylli pjesën e parë me shifrat 4 me 0. Ishte një Angli dominuese, Bukayo Saka shënoi dy gola, dhe më pas në pjesën e dytë ishte Franca reaguese që hyri me një tjetër mentalitet në fushën e lojës.Dhe jo vetëm. U zgjua Mbappe, shënoi Barcola, ishte një Dembele që erdhi nga stoli, u zgjua dhe Olise që u aktivizua, pra ishte një Francë që ndryshoi shumë. Pastaj spektaklin vetë në 20 minutat e fundit loja ishte e hapur nga të dyja kampet. Gol Franca, gol Anglia, gol Anglia, gol Franca, gol Bellingham në fund, e qau atë golin personal shumë i bukur. Pra pamë një sfidë ku për herë të parë duhet thënë që në një finale për vendin e tretë, vendin e katërt shënohen plot 10 gola në një botëror. Ishte hera e parë që nga shumë vite më parë që shënoheshin 10 gola në një sfidë botërori. Pastaj rekordet individuale janë pafund. Mbappe u bë golashënuesi më i mirë i botërorëve me 22 gola të shënuar në historinë e botërorëve.

U bë golashënuesi, u bë i pari që nga Gerd Muller që shënon plot 10 gola në një kampionat të rregullt botëror Kylian Mbappe. Mori kreun si Këpuca e Artë me 10 gola këtë kampionat dhe pret tashmë çfarë do të bëjë Messi ditën e sotme, që duket pak e vështirë për të thënë të vërtetën, por kurrsesi nuk mund të përjashtohet. Michael Olise i Francës dhuroi dy asiste ditën e djeshme, duke shkuar në kuotën e shtatë asisteve, dhe theu rekordin e as më pak e as më shumë, por legjendës braziliane Pele, që kishte shënuar gjashtë asiste në një botëror, pra këtë rekord ky. Jude Bellingham, me golin që shënoi, shkoi në shifrat e shtatë golave në këtë botëror, duke u bërë dhe lojtari i parë britanik që shënon shtatë gola brenda një kampionati botëror. Ndërkohë Anglia për herë të parë që nga '66-ta përfundoi në podium le të themi kështu në Kupë Bote, pra është arritja më e madhe në vendin e tretë, pra është arritja më e madhe e kombëtares së tre luanëve. Ndërkohë Franca e mbyll me Deschampsin me shumë gjasa siç e dinë, Zinedine Zidane do të jetë trajneri i tyre i ri, kështu që presim tani një Francë të re, me një fytyrë të re, por që pa diskutim si Anglia, si Franca...

Interesant është fakti se Mbappe me 22 gola, Messi me 21, Messi ka një ndeshje për të zhvilluar sot në darkë në orën 21:00. Mund të kurorëzohet sërish mbreti i botës në futboll, por gjithashtu edhe Këpucën e Artë me golat më të shumtë të shënuar. Pra janë gjithçka të hapura, janë të gjitha letrat në tavolinë. Ndryshe nga legjendat e tjera të cilat i kemi parë në fakt në këtë botëror, ka patur emra të mëdhenj ky botëror. Ishte Salah, ishte Ronaldo, që nuk fituan asgjë, thjesht simpatinë e tifozëve të shteteve respektive.kështu që, Salah mos prisnim shumë, por emra të tjerë si Erling Haaland, si Mbappe, si Dembele, si Olise, të tjerë e të tjerë, pa diskutim që shkuan duar bosh në këtë botëror. Nga Ronaldo gjithashtu, unë mendoj, personalisht nuk prisja që Ronaldo të kishte sezonin ose kampionatin e botës që po zhvillon Messi, pasi është 41 vjeç mos harrojmë. Portugalia gjithashtu nuk u ngjit kurrë në nivelin e emrit të madh që vinte në këtë botëror. Nuk kishte një përfaqësuese që shkëlqeu dhe le të themi që çedoi te Ronaldo. Çedoi kudo Portugalia, çedoi edhe te reparti i mesfushës që ne, shumë prej nesh, e trumbetonim si ndoshta më të mirin në këtë botëror, kështu që ishte një zhgënjim ekipi, por me tendenca individuale. Individët që duhet të shkëlqenin në këtë botëror shkëlqyen dhe surpriza ishte Messi.

Kur them që duhet të shkëlqenin, shkëlqyen, them Kylian Mbappe, golashënuesi më i mirë deri më tani, Olise dhuroi shumë asiste absolutisht shumë i mirë. Erling Haaland, diku te shtatë gola në këtë botëror, 6-7 gola në këtë botëror, mori për dore Norvegjinë. Harry Kane, gjashtë gola në këtë botëror, mos gabohem, mori për dore Anglinë. Jude Bellingham shtatë gola në këtë botëror mori për dore Anglinë, pra të gjithë yjet që ne prisnim të shkëlqenin, shkëlqyen, nuk është se patëm surpriza. Tani nëse shumë prej jush prisnin që një Ronaldo 41-vjeçar që luan në Arabinë Saudite të merrte për dore Portugalinë, prapë ju them, unë nuk e shihja këtë gjë dhe nuk e shoh si zhgënjim, e shoh thjesht si realitet. Unë prisja që Ronaldon ta merrte për dore Portugalia. Pra pak a shumë edhe pse...Pak a shumë... shiko Messi vrapon pesë kilometra në fushë.Tani sepse është fatlum sepse ka mbrapa 10 luanë aty te Argjentina, që luajnë për atë dhe japin shpirtin për atë. Tek Portugalia kjo gjë mungoi. Nuk më intereson problemi i kujt është te Portugalia, a është merita e Ronaldos, a është problemi i Ronaldos, po them që Ronaldo nuk pritej kurrsesi të merrte për dore Portugalinë.

Duhet ta jepte Portugalia dorën Ronaldos. Siç i ka dhënë Argjentina dorën shumë të madhe Messit, duke kontribuar për të, duke i thënë që ti mos vrapo vëlla 10 kilometra, se ne vrapojmë ne për ty, ti rri thjesht te zona e fundit, bëj ato goditjet e tua dhe qaji. Dakord? Dhe këtë gjë duhet ta bënte Portugalia, nëse po kupton çfarë po them, duhet ta bënte Portugalia me Ronaldon, jo për hatër të Ronaldos, por për hatër të vetes së tyre që të kishin një rrugëtim të mirë në këtë botëror. Nuk e bënë, nuk u konsoliduan si grup, siç është Argjentina, dhe përfunduan aty ku përfunduan, që dështimin pa diskutim e mban Ronaldo, por do ta marrin pa diskutim të gjithë yjet e tjerë mbrapa. Një mesfushë kampione evrope, me Vitinha, me Joao Neves dhe me një mesfushorin më të mirë të Premier League si Bruno Fernandes, që dështon në atë mënyrë, pa diskutim është problemi shumë më i madh i atyre dhe jo i Ronaldos mendoj unë personalisht. Pra nuk mendoj se duhet të prisnim që Ronaldo të merrte për dore Portugalinë 41-vjeçar. Mendoj që kjo është e vërteta.