VIDEO/ Spektakël me 10 gola, Anglia mposht Francën dhe siguron vendin e tretë
Një ndeshje e çmendur me plot 10 gola ka dhuruar emocione deri në sekondat e fundit. Anglia ka mposhtur Francën me rezultatin 6-4 në sfidën për vendin e tretë të Kupës së Botës 2026, duke siguruar medaljen e bronztë pas një spektakli të rrallë.
Pas avantazhit 4-0 në pjesën e parë, Franca reagoi në fraksionin e dytë me golat e Kylian Mbappé (48', 66') dhe Bradley Barcola (54'), ndërsa Ousmane Dembélé realizoi në minutën e 90+6', duke ngushtuar shifrat në 5-4.
Pak më herët, Bukayo Saka kishte kompletuar tripletën personale nga pika e penalltisë në minutën e 87-të, duke i dhënë frymëmarrje Anglisë në momentin më të vështirë të sfidës.
Megjithatë, në minutën e 90+8', Jude Bellingham shënoi golin e gjashtë për “Tre Luanët”, duke vulosur fitoren 6-4 dhe një ndeshje që do të mbetet gjatë në kujtesë për ritmin dhe numrin e golave.
Rezultati përfundimtar: Francë 4-6 Angli.
GOLI I BELLINGHAM: VIDEO
GOLI I DEMBELE: VIDEO
GOLI I TRETË I SAKA ME PENALLTI: VIDEO
GOLI I DYTË I MBAPE: VIDEO
GOLI I BARKOLA: VIDEO
GOLI I MBAPE: VIDEO
GOLI I DYTË I SAKA: VIDEO
GOLI I SAKA: VIDEO
GOLI I KONSA: VIDEO
GOLI I DEKLAN RAJS: VIDEO