Anglia 'fluturon' ndaj Francës, Konsa shënon golin e dytë
Anglia ka dyfishuar avantazhin ndaj Francës në sfidën për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026.
Në minutën e 18-të, “Tre Luanët” realizuan golin e dytë me anë të Ezri Konsa. Mbrojtësi anglez u shkëput më lart se të gjithë pas një krosimi perfekt të Declan Rice dhe me një goditje të fuqishme me kokë dërgoi topin në rrjetë.
Franca mbetet e tronditur në këtë start të takimit, ndërsa Anglia po zhvillon një pjesë të parë perfekte, duke udhëhequr tashmë me rezultatin 0-2.
🚨🌎 | GOAL: EZRI KONSA DOUBLES THE LEAD FOR ENGLAND!
— TheGoalsZone (@TheGoalsZone) July 18, 2026
🇫🇷 France 0-2 England 🏴 https://t.co/XrS4pCEtsV