Të shtëna me armë zjarri në Bushat, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Bushat, në Bashkinë Vau i Dejës.

Sipas informacioneve paraprake, policia është njoftuar për ngjarjen dhe forcat e rendit janë nisur menjëherë drejt vendit ku janë dëgjuar të shtënat, me qëllim verifikimin e rrethanave.

Paraprakisht nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e incidentit.

Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar pasi të përfundojnë veprimet e para hetimore në vendngjarje.