Berisha: Unë nuk i mbyll kurrë komentet, Rama është tmerruar nga protestuesit, ndaj i ka mbyllur
Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi mënyrën se si politikanët komunikojnë me publikun në platformat online.
Berisha u shpreh se nuk i ka mbyllur dhe nuk do t’i mbyllë komentet në rrjetet e tij sociale, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka kufizuar reagimet e qytetarëve, pasi sipas tij është vënë nën presion nga protestat dhe kritikat publike.
Gramoz Jaçe: Më pëlqen vetëm diçka tek ju, që nuk i bëni bllok atyre që janë kundra. Se Rama në fakt u bën direkt bllok po e shave.
Sali Berisha:
Epo ai është, firmos fundin e vet ai që e bën atë. Ai njeri e ka shpirtin shumë të ndërlikuar. E pashë një ditë lajmin se kishte lejuar tani vetëm patronazhistët të komentojnë në ato mediat e tij sociale.
Imagjinoni ju se çfarë tmerri i kanë kallur flamingot dhe protestuesit, të cilët për hir të së vërtetës kanë një meritë të jashtëzakonshme.
E thotë Edgar Allan Poe: ‘Never felt before’ - të padëgjuara kurrë më parë. Edhe këta protestues i kanë krijuar atij të tmerre dhe makthe të padëgjuara kurrë më parë sa e detyruan të mbyllë komentet në Facebook.
Jo, nuk i mbyllim!