Vodhë miliona lekë të pensioneve, mbahet sot seanca për masën e sigurisë ndaj tre zyrtareve të Postës Shqiptare

Ka nisur në Gjykatën e Durrësit seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare në Durrës, shefes së financës dhe arkëtares, të arrestuara tre ditë më parë për një skemë të dyshuar abuzimi me fondet e institucionit.

Bëhet fjalë për Elisabeta Matajn, e shkarkuar pak ditë më parë nga detyra e drejtoreshës së filialit, Valbona Donin, me detyrë shefe finance, dhe Paola Danën, arkëtare.

Sipas hetimeve, tre zyrtaret dyshohet se nuk kanë arkëtuar në degët e Shijakut dhe Krujës shumën prej 69 milionë lekësh të rinj, fonde të destinuara për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmës ekonomike.

Arrestimi i tyre u bë pas një denoncimi, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit dhe përgjegjësitë e secilës prej të dyshuarave.