Më shumë se 400 persona evakuohen, 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri në Norvegji
Më shumë se 100 shtëpi janë shkatërruar në një zjarr masiv në Norvegji, në jugperëndim të kryeqytetit Oslo.
Të shtunën në mëngjes, shërbimi rajonal i zjarrfikësve tha se flakët në qytetin Krokstadelva ishin nën kontroll, sipas agjencisë së lajmeve NTB.
Rreth 400 persona janë evakuuar. Nuk ka raportime për lëndime serioze. Ende nuk dihet se si filloi zjarri./DPA News