"Menduam të shkonim vetë, por zgjodhëm rrugën ligjore"

"Menduam edhe të shkonim vetë për t'i marrë," shpjegon Costoli, "por më pas vendosëm të ndiqnim rrugën ligjore. Avokati ynë gjeti edhe një avokat në Shqipëri, i cili nisi procedurat gjyqësore."

"Sipas ligjit, shezlongët tanë duhej të ishin sekuestruar dhe të ishin vendosur nën ruajtje nga autoritetet shqiptare. Por një kliente tjetër, që rastësisht ndodhej këto ditë në Durrës, na dërgoi një video të re, të cilën më pas e publikuam në Instagram. Në të shihet qartë se shezlongët ndodhen ende në plazh dhe përdoren nga klientët e atij stabilimenti. Jemi shumë të zemëruar."

"Nuk është reklamë e mirë për turizmin"

Për këtë arsye, ata vendosën ta bëjnë rastin publik.

"Kemi etiketuar mediat lokale, kemi dërguar një email te redaksia e emisionit Le Iene, i njohur për investigimet e tij. Kam etiketuar edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, sepse ai flet shpesh për zhvillimin e turizmit shqiptar."

"Epo, vjedhja e shezlongëve në Itali dhe përdorimi i tyre në Shqipëri nuk është aspak një kartëvizitë e mirë për turistët dhe për reputacionin e vendit. Ne bashkëpunojmë prej vitesh me furnitorë shqiptarë dhe nuk kemi pasur kurrë probleme. Shpresojmë që kryeministri shqiptar të interesohet për rastin tonë, sepse nuk dimë më çfarë rruge të ndjekim."

Videoja u bë virale

Ndërkohë, postimi në rrjetet sociale u përhap me shpejtësi, duke marrë dhjetëra shpërndarje dhe qindra pëlqime, derisa u bë viral.

"Shpresojmë që pak zhurmë dhe presion mediatik të ndihmojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje," përfundon Costoli. "Mendoni vetëm sa dëme dhe shqetësime na shkaktoi kjo vjedhje, e cila ndodhi në fillim të sezonit veror, dy vjet më parë."

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/July/18/auto_shezlon1784366465.png", "width": 900, "height": 510 } }

U zhdukën në Itali dhe u shfaqën në Shqipëri/ Historia e shezlongëve bëhet virale, pronarët: Tani e di edhe Rama

Nga Elisabetta Grassi, IL RESTO DEL CARLINO

Plot 350 shezlongë u zhdukën gjatë natës në qershor, dy vjet më parë, nga kompleksi rekreativ ‘Onde Chiare’ në rrugën Via Fenulli në qytetin italian të Reggio Emilias. Ata u vodhën nga persona të panjohur.

Një vit më vonë, shezlongët u shfaqën në mënyrë të habitshme, ende me logon ‘Onde Chiare’ të dukshme, në një stabiliment plazhi në Kepin e Rodonit, një gadishull shkëmbor në brigjet e Adriatikut, në veri të Durrësit.

Zbulimi u bë nga një turiste italiane në Shqipëri

Zbulimin e bëri një grua nga Reggio Emilia, e cila ndodhej me pushime në Shqipëri. Ajo u dërgoi drejtuesve të kompleksit një email me fotografi të shezlongëve, pasi kishte lexuar më parë në mediat lokale për vjedhjen.

Alberto Costoli dhe Enrico Cavazzoni, drejtuesit e kompleksit, ngarkuan avokatin Gianluca Dallari që të niste procedurat ligjore për rikthimin e pajisjeve, vlera e të cilave tejkalon 45 mijë euro.

View this post on Instagram

A post shared by Onde Chiare (@ondechiare)