", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/July/18/auto_-640-0-1784356258xglauk-konjufca-1920x1280-8151784358781.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Konjufca letër Kaja Kallasit: BE të reagojë ndaj ministres serbe që justifikoi spastrimin etnik

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është drejtuar me një letër zyrtare Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, lidhur me gjuhën nxitëse të ministres serbe, Snezhana Paunoviç.

Në postimin e tij në platformën X, Konjufca ka theksuar se deklarata e ministres Paunoviç, e cila u shpreh se në vend të Sllobodan Millosheviçit do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë në vitin 1998, nuk mund të kalohet si një gafë e thjeshtë.

Sipas Konjufcës, një reagim i fuqishëm nga ana e BE-së është i domosdoshëm për të rikonfirmuar angazhimin e unionit në parandalimin e krimeve mizore dhe mbrojtjen e vlerave demokratike në rajon.

"I kam shkruar Përfaqësueses së Lartë@kajakallas
lidhur me deklaratat e fundit të një ministri të qeverisë serbe që mbështet spastrimin etnik. Mbrojtja e vlerave evropiane kërkon një përgjigje të qartë dhe parimore sa herë që shfaqet retorikë që glorifikon krimet e luftës ose spastrimin etnik.", shkruan Konjufca.