Deklaratat antishqiptare, eurodeputeti gjerman: Pres që ministrja serbe të shkarkohet nga detyra

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar këtë të premte përmes një postimi në ‘X’ lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç.

Para pak ditësh, ajo gjatë një interviste deklaroi se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit do të kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998.

Gahler në reagimin e tij shkruan se këto deklarata nuk mund të injorohen teksa shtoi se pret që ministrja serbe të shkarkohet nga detyra.

‘Deklarata të tilla nga ministra të një vendi kandidat për anëtarësim në BE nuk mund të injorohen. Më 11 korrik, ministrja serbe Paunoviç deklaroi në një intervistë televizive se, po të kishte qenë në vendin e Millosheviçit në vitin 1998, ‘do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën nga shqiptarët’. Pres që ajo të shkarkohet nga detyra!’, shkruan ai.