Revolta qytetare në ditën e 48-të, qytetarët nisin marshimin-protestë në rrugët e Tiranës

Protestuesit janë rikthyer edhe këtë mbrëmje në rrugët e kryeqytetit, duke zhvilluar tubimin e 48-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës.

Pas grumbullimit para godinës së Kryeministrisë dhe mesazheve të përcjella nga folësit, qytetarët kanë nisur një marshim në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës. Gjatë lëvizjes së tyre, ata kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kanë kërkuar largimin e kryeministrit.

Pjesëmarrësit kanë mbajtur pankarta me mesazhe kritike ndaj qeverisjes, duke kërkuar ndryshim, transparencë dhe përgjegjësi politike.

Tubimi vijon, ndërsa protestuesit kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë të dalin çdo ditë në protestë.