VIDEO/ Protestuesi: Rama tradhtar dhe antishqiptar, gjenocidi modern është largimi i shqiptarëve nga vendi
Nga protesta e përditshme në ‘Dëshmorët e Kombit’, një prej folësve ka ngritur akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe ka kërkuar reagim të fortë ndaj deklaratave të ministres serbe, që do të spastronte Kosovën nëse do ishte në vendin e Millosheviçit.
Ai u ndal te deklaratat e ministres serbe Snezana Paunoviç, duke kërkuar qëndrime më të qarta nga institucionet shqiptare dhe europiane. Sipas tij, deklaratat e zyrtarëve serbë për çështjet kombëtare shqiptare nuk duhet të minimizohen.
Protestuesi akuzoi Edi Ramën se po ndjek një politikë të gabuar ndaj Serbisë dhe Kosovës. Gjatë fjalës së tij, qytetari ngriti gjithashtu akuza për gjendjen sociale në vend, duke e lidhur emigracionin masiv me politikat e qeverisë.
Ai u bëri thirrje edhe mbështetësve socialistë që, sipas tij, të distancohen nga qeveria aktuale. Në fund të fjalës së tij, ai kërkoi vazhdimin e protestave dhe rrëzimin e qeverisë Rama.
‘Shqiptarë të ndershëm, mirë se keni ardhur në këtë maratonë të protestës tonë kombëtare për pastrimin e Shqipërisë nga qeveritë kriminale 36 vjeçare.
U bisedua disa herë dhe më duhet prapë si një shqiptar që e do vendin e vet, që e do popullin e vet, të ngre një brengosje të cilën e kam në shpirt, që më vjen gjithmonë nga një kryeministër tradhtar që për fat të keq për 13 vjet drejton Shqipërinë.
Snezana Paunoviç është një serbe nga serbet më të sinqerta. Ajo ka nxjerrë të vërtetën e shpirtit serb, sepse të gjithë ata mendojnë, me në krye Vuçiçin dhe deri tek serbi më, maçoku më i varfër dhe më i largët serb, mendojnë për një spastrim etnik të trojeve shqiptare.
Shihet deputeti çek në Parlamentin Evropian dhe kërkon llogari për deklaratën e saj. Një çek që nuk ka lidhje gjaku fare me shqiptarët, por që është një njeri që e do lirinë, që i do popujt, që i do njerëzit dhe që e do Shqipërinë më shumë se Edi Rama.
Shihet Marta Kos, një pamë e nderuar po nga Parlamenti Evropian, dhe kërkon llogari për deklaratën shoviniste, neonaziste të një ministreje të Serbisë. Dhe na del vëllai i Vuçiçit ashtu siç është deklaruar vetë kryeministri tradhtar Edi Rama, dhe thotë nuk merret me deklaratat të një serbeje të sëmurë. Nuk ishte serbe e sëmurë.
Është një ministre e cila kur vjen në atë vend sigurisht që kalon disa filtra të shkollimit, të inteligjencës, të niveleve të saja akademike. Pra ai mundohet të kalojë shovinizmin serb duke i nënvlerësuar, duke u dhënë mundësi se ata paskan një lloj të drejte për të pastruar, për të bërë pastrim etnik në kombin shqiptar.
Edi Rama, ky tradhtar që nëpër samitet botërore përqafohet dhe i bën jargët ministrit të propagandës të Millosheviçit dhe i kthen shpinën kryeministrit të Kosovës. Edi Rama ky kriminel, ky tradhtar antishqiptar, ky që i ka zënë frymën Shqipërisë, ky person që sipas deputetit të parlamentit serb është kryeministri më i mirë pas Nikolla Pashiçit që mbron interesat serbe.
Ky njeri që bën spastrim etnik jo me masakra siç e bëri serbi në '98-'99, po bën një spastrim etnik në Shqipëri duke i pamundësuar jetën popullit shqiptar në tokën e vet. Prandaj prej kësaj foltorje i bëj thirrje, jo vetëm shqiptarëve të ndershëm që kanë qenë përditë në shesh, po më lejoni t'i bëj thirrje socialistëve të ndershëm që kanë rënë në kurthin e politikës dhe të sindromës ramiste.
Ata që ju ka ngelur pak gjak shqiptari, të çohen dhe të kuptojnë realitetin e një kryeministri kriminel antishqiptar. Sepse jam i bindur që në mesin e socialistëve ka njerëz të mirë, ka njerëz shqiptarë që e duan Shqipërinë me zemër, të çlirohen nga kurthi i sindromës të partisë mavi, e cila shkon krah për krah me partinë e Dushan Mugoshës dhe Miladin Popoviçit, me partinë dhe me politikat e Aleksandër Vuçiçit.
Ky është Edi Rama, i vetëdeklaruar si vëllai i tyre dhe armiku ynë në vepra. Të mblidhemi sa më shumë, të mposhtim këtë qeveri kriminale gjenocidale. Gjenocidi nuk bëhet vetëm me masakra dhe me armë. Bëhet në kohët moderne kështu siç i është bërë Shqipërisë sot, ku pleqtë vdesin, sepse fëmijët e tyre kanë marrë rrugën dhe njerëzit kur hetojnë aromën e rëndë e marrin vesh që paska vdekur një prind shqiptar pa kujdesin e fëmijëve të tij, sepse qeveria s'ju ka dhënë mundësi që të jenë pranë atyre që i lindën dhe i rritën.
Poshtë Edi Rama!
Poshtë qeveria kriminale gjenocidale e Shqipërisë për 13 vjet! Poshtë sistemi armiqësor i Shqipërisë për 36 vjet! Ejani, ejani mendoni për brezat e ardhshëm, mos mendoni vetëm për një rrogë mujore.
Të rrëzojmë një njeri që thotë duhet të shesim Shqipërinë se me flamur dhe me plisa duke shitur nuk mund të mbijetojmë. Një njeri që nesër ne mund t'i harxhojmë ato pak lekë dhe do të ngelim edhe pa shtet, edhe pa tokë, edhe pa asgjë.
Ky është qëllimi i armiqve shqiptarë me në krye sejmenin e tyre Edi Rama.
Poshtë Edi Rama.’, u shpreh protestuesi.