Mohamed Salah pranë transferimit në Turqi, arrihet marrëveshja

Mohamed Salah është shumë pranë një transferimi befasues te Besiktas.

Sipas raportimeve, sulmuesi egjiptian ka arritur marrëveshje të plotë me klubin turk dhe ka pranuar ofertën e bërë nga drejtuesit e Besiktasit.

Palët janë dakorduar për një kontratë njëvjeçare, me opsion për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një sezon tjetër.

Tashmë, Besiktasi synon ta finalizojë transferimin në fillim të javës së ardhshme, kur pritet që Salah t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas të firmosë kontratën.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, një nga futbollistët më të mirë të dekadës së fundit do ta vazhdojë karrierën në Superligën e Turqisë.