'Rama të japë dorëheqjen'/ Protesta kundër qeverisë, qytetarët në Korçë vijojnë tubimin e përditshëm
Qytetarët në Korçë kanë zhvilluar edhe këtë mbrëmje protestën e tyre të përditshme kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, në mbështetje të tubimeve që prej 48 ditësh po mbahen në Tiranë.
Protestuesit u mblodhën në orën 19:00, duke përsëritur thirrjet për largimin e kryeministrit Rama dhe duke shprehur solidaritet me kauzën e ngritur nga protestuesit në kryeqytet.
Gjatë tubimit, qytetarët deklaruan se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa kërkuan ndryshim politik, më shumë transparencë dhe përgjegjësi nga ana e qeverisë.