'Rama, jep dorëheqjen'/ Protesta e 48-të kundër qeverisë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Qytetarët kanë dalë sërish këtë mbrëmje në protestë kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, duke shënuar ditën e 48-të të tubimeve të njëpasnjëshme.

Protesta nisi në sheshin “Skënderbej”, ku pjesëmarrësit u mblodhën me pankarta në duar dhe më pas u nisën në marshim drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë rrugës, protestuesit brohorasin thirrje kundër qeverisë, ndërsa kërkesa kryesore e tyre vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Pas mbërritjes përpara Kryeministrisë, qytetarët pritet të vijojnë me fjalime dhe mesazhe të tyre ndaj qeverisë. Protestuesit kanë deklaruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.