OBSH: Rreth 45 përqind e rrezikut të demencës mund të parandalohet ose të shtyhet

“Pas këtyre shifrave qëndrojnë individë, familje dhe komunitete që përballen me sfida të rëndësishme që ndikojnë jo vetëm në shëndetin e tyre, por edhe në dinjitetin, pavarësinë dhe mirëqenien e tyre”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se profesionistët e shëndetit dhe politikëbërësit mund të ndihmojnë në parandalimin ose vonimin e fillimit të demencës.

Agjencia e shëndetësisë e OKB-së, e cila publikoi rekomandimet e saj të para mbi demencën në vitin 2019, vëren se provat shkencore janë zgjeruar ndjeshëm që atëherë.

Rekomandimet synojnë të promovojnë zbulimin dhe ndërhyrjen e hershme për të zvogëluar barrën e demencës në dekadat e ardhshme, thuhet në deklaratë, duke shtuar se megjithëse demenca është më e zakonshme pas moshës 65 vjeç, kjo gjendje nuk është një pasojë e pashmangshme e plakjes.