Deklaratat e Cucurrella-s: Tatuazh dhe largohem nga Kombëtarja nëse fitoj Botërorin

Marc Cucurella ka tërhequr vëmendjen në Spanjë me dy deklarata që kanë bërë xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale.

Mbrojtësi spanjoll deklaroi se, nëse Spanja fiton Kupën e Botës, do të bëjë një tatuazh me portretin e trajnerit Luis de la Fuente, si shenjë mirënjohjeje për suksesin e mundshëm.

Ndërkohë, një tjetër deklaratë që i atribuohet 27-vjeçarit është bërë virale në internet.

Sipas saj, Cucurella ka thënë: “Nëse fitoj Botërorin, do ta telefonoj trajnerin të nesërmen dhe do t’i them se do të tërhiqem nga kombëtarja”.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se kjo deklaratë është bërë vërtet nga futbollisti, ndaj autenticiteti i saj mbetet në dyshim.

Cucurella konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishëm të Spanjës dhe është titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes.