Reforma territoriale/ Berisha: Rama po e çon procesin në mënyrë të njëanshme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku akuzon kryeministrin Edi Rama se po ndikon që procesi i reformës territoriale të zhvillohet në mënyrë të njëanshme.

Berisha shprehet se PD ka platformën e saj për reformën, ndërsa thekson se ishte dakord për përfshirjen e një ndërmjetësi me ekspertizë europiane për të arritur zgjidhjen më të mirë.

Ai theksoi se Partia Socialiste do të ndjekë një rrugë të veçantë, ndërsa demokratët qëndrojnë kundër variantit të paraqitur prej saj dhe kundër ndarjes aktuale territoriale.

Mesazhi:

Reforma territoriale// Edi Rama urdhëron komisionin që të shkojnë në mënyrë të njëanshme

Edi Rama duket se urdhëron komisionin që të shkojnë në mënyrë të njëanshme.

Ne sigurisht që kemi platformën tonë, por ne e besuam dhe e vlerësuam që të kemi një ndërmjetës, një të urtë, një këshilltar të mençur që ka të gjithë ekspertizën evropiane të reformave territoriale për të bërë më të mirën.

Edi Rama, Partia Socialiste, do të shkojë veçmas. Ajo është pastaj zgjidhja e tyre, jo e jona. Ne qëndrojmë kundër variantit të paraqitur nga ata, kundër formës ekzistuese.