LeBron James mban në ‘stand by’, pritje NBA-në, liga pret vendimin për të publikuar kalendarin
E ardhmja e LeBron James po vonon publikimin e kalendarit të sezonit 2026/27 në NBA. Komisioneri i ligës, Adam Silver, ka pranuar publikisht se vendimi i katër herë kampionit të NBA-së është thelbësor për hartimin e ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.
Që prej 30 qershorit, kur LeBron vendosi të mos rinovojë kontratën me Los Angeles Lakers dhe u bë lojtar i lirë, ai ende nuk ka bërë të ditur skuadrën ku do të vazhdojë karrierën.
“Duhet të finalizojmë kalendarin dhe ndeshjet e LeBron ndikojnë drejtpërdrejt në të. Kjo do të përcaktojë javën hapëse, ndeshjet e Krishtlindjeve dhe të gjitha sfidat kryesore. Prandaj kam nevojë që ai të marrë një vendim”, deklaroi Silver.
Në moshën 41-vjeçare, LeBron përgatitet për sezonin e tij të 24-t në NBA dhe mbetet një nga figurat më të rëndësishme të basketbollit botëror. Skuadra që do ta transferojë pritet të ketë automatikisht vend në ndeshjet më të ndjekura të sezonit dhe rreth 25 takime me transmetim kombëtar.
Ndikimi i tij është i madh edhe në aspektin ekonomik. NBA ka një kontratë televizive 11-vjeçare me vlerë 76 miliardë dollarë me partnerë si Disney, NBC dhe Amazon, ndërsa përcaktimi i kalendarit varet edhe nga destinacioni i ‘yllit’ amerikan.
Për këtë arsye, ekipet, transmetuesit televizivë dhe vetë liga mbeten në pritje të vendimit të LeBron James, i cili vazhdon të ketë një ndikim unik në organizimin e sezonit të ri të NBA-së.