Zbulohen prapaskenat e kulturës, koreografi i njohur Kokona tregon si po shkatërrohet arti në vend
Koreografi dhe sipërmarrësi i njohur i kulturës, Tomorr Kokona, ka ngritur akuza të forta ndaj mënyrës sesi menaxhohet arti dhe kultura në Shqipëri. Gjatë një interviste ne “Kafe Shqeto” në Syri, ai ka theksuar se shpresa e krijuar në vitin 2013 për një vizion të ri kulturor është shndërruar tashmë në një makth të vërtetë për qytetarët dhe artistët.
Pavarësisht një eksperience disa vjeçare në Britaninë e Madhe dhe bashkëpunimeve të ngushta me institucione të kalibrit botëror si "Royal Opera House" apo "English National Opera", përpjekjet për të sjellë konceptin e edukimit përmes artit në Shqipëri kanë dështuar. Konceptet e propozuara kanë mbetur thjesht fjalë boshe në letër, pa asnjë zbatim real gjatë një dekade e gjysmë.
Sipas deklaratave, ekziston një kompleks i thellë inferioriteti tek nivelet e larta drejtuese, i cili reflektohet edhe në pengimin e projekteve të pavarura. Një rast i denoncuar ishte sjellja e një projekti të financuar me 30 mijë paund nga "Arts Council England", i cili u refuzua nga institucionet vendase me justifikimin e kontakteve paralele, duke dëshmuar se askush jashtë një "oborri" të caktuar pushteti nuk ka mundësi të prodhojë kulturë apo zhvillim ekonomik në këtë sektor. Detyra e shtetit, u theksua gjatë bisedës, mbetet promovimi i vlerave më të mira kombëtare dhe jo huazimi i elementeve pa asnjë lidhje me identitetin e vendit.
Flavio Qarri: Jemi me Tomor Kokonën, koreograf dhe sigurisht një nga njerëzit të shumtë angazhuar në industrinë kulturore nëse mund ta quaj kështu. Ti je edhe sipërmarrës i kulturës, por nuk besoj se të ka ndihmuar ndonjëherë shteti anglez me ndonjë 4 milion paundsh për të sjellë një farë Hede Laze për shembull në Londër.
Tomorr Kokona: Absolutisht jo. Absolutisht jo, s'ka diskutim. Edhe pse atë e kam shumë përzemër, po faktikisht detyra e shtetit anglez është që të promovojë atë më të mirat e vendit të tij, në vend që të marrë të huazojë gjëra të tjera që nuk kanë të bëjnë fare me të.
Flavio Qarri: Tani pse, dikush si ty që ka pasur një historik, madje ti ke qenë edhe i përfolur si drejtues i mundshëm, i futesh një konflikti me eksponentët e shtetit? Zakonisht i kemi parë eksponentët e kulturës që përpiqen të ndërtojnë një marrëdhënie pak më ndryshe. Sa domethënë, ajo që dua të di është sa keq është situata nëse edhe ti detyrohesh të dalësh përballë?
Tomorr Kokona: Besoj se ka ardhur momenti që jo vetëm unë po shumica e shqiptarëve, e sidomos me këtë revolucionin e flamingove, që me të vërtetë i ka dhënë një perspektivë të re gjithë opinionit shqiptar. Ka ardhur momenti që njerëzit të zgjohen dhe të shikojnë që ajo ëndrra që ndoshta dikush mund ta kishte, po shndërrohet në një makth, e vërtetë. Në 2013-ën për të qenë korrekt, pata atë shpresën që thashë po vjen një person ose një shtet i ri, me vizionin për të sjellë, për të vendosur kulturën tonë dhe artin në qendër të politikave të veta. Dhe në atë kohë paraqita me atë, eksperiencën time mbi 30 vjeçare në Britani, me punët që i kam bërë me Royal Opera House, English National Opera, me institucionet më prestigjoze të mëdhaja në botë, solla konceptin e edukimit nëpërmjet artit. Mbas kaq vitesh, një dekadë e gjysëm, shikoj që edukimi nëpërmjet artit është vetëm 4-5 fjalë dhe asnjë gjë më tepër. Aq më tepër që edhe për videon që ndoshta ju mund ta keni ndjekur, gjatë këtyre viteve kam vënë re një kompleks të thellë inferioriteti të vazhdueshëm nga nivelet më të larta dhe që rrjedh poshtë. Për shembull në qoftë se unë do të sjell një projekt për të cilin kam marrë 30 mijë paund nga Arts Council England, dhe e sjell në Shqipëri, më kthehet në bumerang duke thënë, o Tomor pse ti po e bën këtë projektin se ka mundësi se ne kemi kontakt me British Council....