Gruaja e Kryeministrit të Spanjës do të përballet me një gjyq, zbardhen dy akuzat ndaj saj

Begonia Gomez, bashkëshortja e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, do të përballet me gjyq nën akuzat për ushtrim ndikimi dhe përvetësim.

Vërehet se mbrojtja e Gomez ka paraqitur një apel në Gjykatën e Lartë të Madridit, duke kërkuar rrëzimin e akuzave kundër saj dhe anulimin e kufizimeve të tjera të vendosura nga një gjykatë më e ulët.

“Begonia Gomez është e pafajshme. Kushdo që është i njohur me hetimin e di se ky është një rast i motivuar politikisht që rrjedh nga një akuzë e rreme e bërë nga një organizatë e ekstremit të djathtë, bazuar në lajme të rreme, dhe motivimi i vetëm i së cilës është të përndjekë gruan e kryeministrit”, – thuhet në deklaratën e zyrës së Sanchez.

Më herët një gjykatë e shpalli gjithashtu vëllain e Sanchez fajtor për shkelje administrative dhe e ndaloi të mbante poste publike për 9 vite.