Trump akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020: Vodhi të dhënat e 220 milionë votuesve amerikanë!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se Kina “kryeu atë që besohet të jetë shkelja më e madhe e të dhënave zgjedhore në histori dhe fitoi në mënyrë të paligjshme të dhënat e 220 milionë votuesve amerikanë”.

Gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit, Trump nisi një sulm frontal ndaj Pekinit, duke e akuzuar drejtpërdrejt atë për orkestrimin e humbjes së tij ndaj Joe Biden në zgjedhjet e parafundit presidenciale.

“Ata nuk donin që unë të fitoja“, deklaroi presidenti i Shtëpisë së Bardhë, duke drejtuar gjithashtu gishtin nga anëtarët e të ashtuquajturit “Shtet i Thellë”:

“Një grup njerëzish, shumë prej të cilëve në komunitetin tonë të inteligjencës, punuan për të shtypur dhe minimizuar informacionin në lidhje me shkallën e ndërhyrjes së errët të Kinës në zgjedhje”.

Kjo ndërhyrje, sipas Trump, u shkaktua nga një dobësi në “sistemin tonë të votimit, i cili është larg përmbushjes së standardeve të sigurisë”.

Presidenti njoftoi se Shtëpia e Bardhë do të deklasifikojë dokumentet që demonstrojnë dobësitë e sistemit amerikan, të cilat ai gjithashtu i kritikoi, duke përfshirë makinat e numërimit të votave dhe bazat e të dhënave të regjistrimit të votuesve.

Ai lëshoi edhe një “paralajmërim” përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit, të planifikuara për në nëntor.

“Do t’i rregullojmë të gjitha. Ne duam zgjedhje të sigurta dhe transparente; ky duhet të jetë një qëllim i të gjitha forcave politike. E tëra çfarë duhet është që Kongresi të miratojë Aktin “Shpëtoni Amerikën”, deklaroi ai.