Conference League/ Shkëndija e Tetovës kualifikohet pa problem në turin e dytë

Shkëndija eTetovës duket se është treguar e mëshirshme në duelin e kthimit ndaj Europa FC të Gjibraltarit.

Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 1-0 në përballjen e zhvilluar në Shkup, teksa ishte Krstevski ai që me golin e tij në minutën e 86-të, vulosi këtë përballje.

Kujtojmë që Shkëndija në duelin e parë triumfoi me rezultatin 0-5, teksa kualifikimi në raundin e dytë ishte thjesht një formalitet.

Në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, skuadra nga Tetova do të përballet me ekipin slloven, Bravo.