‘Zgjodha të jem me qëndrestarët’/ Kedhi: Demokratët, ‘kokëfortësia e historisë’! PD pengoi asgjësimin e pluralizmit
Nënkryetari i sapozgjedhur i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, deklaroi se zgjedhja e tij politike ishte të rreshtohej me atë që ai e quajti “kampin e qëndrestarëve”.
Sipas Kedhit, pavarësisht kritikave ndaj PD-së ndër vite, kjo forcë politike ka qenë faktor i ndryshimeve të mëdha në vend dhe ka mbrojtur pluralizmin politik.
Kedhi u shpreh se demokratët kanë kaluar periudha të vështira, por kanë zgjedhur të mos dorëzohen përballë presioneve.
Kedhi ftoi qytetarët skeptikë që të bashkohen rreth asaj që e cilësoi si një objektiv të përbashkët: rikthimin e dinjitetit të qytetarit shqiptar.
Kedhi: Dhe me gjithë kritikat që ne mund të kemi me PD-në, PD-ja ka qenë mekanizmi që në Shqipëri ka bërë ndryshimet rrënjësore të këtij vendi. Është shumë e thjeshtë që edhe sot të konformohesh, edhe sot të zgjedhësh rrugën e thjeshtë, siç e kanë bërë shumë, për arsyet e veta, dhe të shkojnë tek regjimi, tek pushteti. Kjo ndodh në çdo vend të botës. E keqja, sado banale që është, dhe unë jam i këtij mendimi, që e keqja është banale, tërheq mjaft njerëz. Por detyra patriotike sot është që të qëndrosh në anën e qëndrestarëve siç kanë qëndruar në ato vite. Kështu që për mua zgjedhja ishte shumë e thjeshtë, që do rreshtohesha në anën e qëndrestarëve, atyre që sërish po i zbardhin faqen këtij vendi duke qëndruar, duke rezistuar. Demokratët janë në... unë e kam thënë në një nga kuvendet e PD-së, demokratët janë një kokëfortësi e historisë. Nuk pranojnë të përkulen, nuk pranojnë të tërhiqen, nuk pranojnë të dorëzohen. Do ishin dorëzuar shumë njerëz me atë që ka kaluar Partia Demokratike në këto vite. Do ishte shumë e thjeshtë të iknin të gjithë në punën e tyre. Ata që kanë qëndruar në këto vite janë njerëzit, mendoj unë, më patriotë që ka Shqipëria, sepse në momentet më të errëta zgjodhën të qëndronin, luftuan për shtëpinë e tyre politike por dhe për veten e tyre. Dhe sot janë në një parti që me rezistencën e saj pengoi asgjësimin e pluralizmit politik. Kështu që unë nuk besoj se ka gjë më... më patriotike në këtë moment. Sot vërtet sheshi është plot, bulevardi është plot dhe ne kemi kërkuar shpeshherë që sheshi të ishte plot, por në momentet kur sheshi ka qenë i zbrazët, është mbushur nga demokratët. Nga qëndresa e tyre, nga rezistenca e tyre, nga sakrificat e tyre në fund të fundit. Me gjithë presionet që ata kanë... kanë detyruar që... janë detyruar që të përballen. Ndaj kjo është dhe një histori frymëzimi. Nuk ka gjë më frymëzuese se në këto momente të vështira të shikoje këtë qëndresë të demokratëve. Kjo mjaftonte për mua. Më pas ishte dhe rithemelimi që e bëri tërheqëse për mua personalisht, premtimet e rithemelimit, për një PD konservatore, sepse të themi të drejtën, në kohën e ish-kryetarit, në ato 10 vite diku e ka thënë dhe zoti Berisha në një event që bëmë, u kthyen në një OJQ të majtë pak a shumë. Ishte vullneti i zotit Berisha për ta rikthyer këtë parti në një forcë konservatore, për ta rikthyer sërish në shpinë të të përndjekurve dhe...
Dhe unë e kam thënë këtë javë këtë gjë dhe dua ta ripërsëris. Ka shumë skeptikë me Partinë Demokratike sot. Mund të ketë segmente të shumta të shoqërisë shqiptare që janë të zhgënjyer në një moment të caktuar me Partinë Demokratike. Unë dua t'u them këtyre skeptikëve sot që, për një arsye ose për një tjetër nuk na besojnë, që ne nuk e kemi slogan këtë historinë e ripërtëritjes dhe ne kemi një qëllim të përbashkët me të gjithë këta skeptikë. Ashtu siç kemi një qëllim të përbashkët me të gjithë ata qytetarë të lirë që mblidhen në shesh çdo natë pa u lodhur, për ditën e 48-të a të 49-të sa është sot. Qëllimi i përbashkët është Shqipëria. Ta kthejmë Shqipërinë në një vend ku mbizotëron dinjiteti, t'i rikthejmë qytetarit shqiptar dinjitetin që ia kanë marrë. Ky është mendoj unë... kjo është një e përbashkët shumë e madhe për të gjithë ne. Kështu që pavarësisht dallimeve që ne kemi, Partia Demokratike ka dorën të shtrirë për këdo që e ndan këtë emërues të përbashkët. Të rikthejmë Shqipërinë e dinjitetit, të ndërtojmë një kontratë dinjiteti në këtë vend, që ta kthejmë Shqipërinë shtëpinë tonë sërish dhe të jetojmë normalisht, nuk është se duam ndonjë gjë të madhe. Dhe unë jam i bindur, për ta përmbyllur që mos ta zgjas, që Partia Demokratike, ajo parti, ai grupim njerëzish që ka qëndruar, që ka drejtuar ndryshimet më të mëdha të këtij vendi, ngelet...