Eliminim dramatik i Elbasanit nga Conference League, BATE Borisov me fat te penalltitë
Mbyllet aventura europiane e Elbasanit. Verdheblutë janë eliminuar në turin e parë të Ligës së Konferencës, pasi u mundën nga BATE Borisov vetëm pas ekzekutimit të penalltive, në një ndeshje dramatike që zgjati 120 minuta.
Koha e rregullt dhe shtesat përfunduan me rezultatin 0-0, ndërsa fati i kualifikimit u vendos nga pika e bardhë.
Elbasani pati rastet e tij për të shënuar gjatë lojës, me Diallon, Hebajn dhe Lleshin që iu afruan golit, ndërsa portieri Aleksovski ishte një nga më të mirët në fushë, duke mbajtur ekipin në lojë me disa pritje vendimtare.
Në serinë e penalltive, gjithçka u vendos në gjuajtjet e fundit. Karrica pa goditjen e tij të pritej nga portieri kundërshtar, ndërsa Epito goditi traversën në penalltinë vendimtare, duke i dhënë BATE Borisov fitoren 5-4 dhe biletën për në turin e dytë.
Pavarësisht eliminimit, Elbasani zhvilloi një paraqitje dinjitoze në debutimin e tij në arenën europiane, duke i rezistuar kundërshtarit deri në fund dhe duke qenë vetëm një penallti larg kualifikimit.