Shpresë e re për infertilitetin mashkullor
Për të parën herë kultivohen spermatozoidë njerëzorë në laborator nga qelizat staminale. Sipas artikullit shkencor në revistën Nature, rezultati është një hap përpara në fushën e fertilitetit mashkullor, një problem që është gjithnjë në rritje.
Qelizat staminale janë konvertuar në qeliza të ngjashme me ato që krijojnë vezët dhe spermatozoidët në embrion, i kanë riinjektuar në testikujt e kavieve për të nxitur ushqyesit e nevojshëm dhe më pas i kanë transplantuar në veshka.
Në këtë fazë qelizat kanë nisur të riorganizohen në struktura të ngjashme me ato ku prodhohen qelizat mashkullore në testikuj.
Pas 6 muajsh ka vijuar rritja e tyre, por pa arritur në fazën finale, ndoshta për mospërputhje të qelizave njerëzore me ato të kavieve.
Megjithatë studimi është mjaft i rëndësishëm, pasi rruga dhe teknika treguan që kjo gjë mund të arrihet dhe të luftohet në mënyrë të tillë pamundësia për tu riprodhuar që prek miliona meshkuj në botë.
Në studime të mëparshme, duke analizuar të dhënat e 43 mijë meshkujve nga viti 1973 deri në 2011 ka rezultuar se ka një rënie me 52% të përqëndrimit të spermës me mililitër dhe 60 % të numrit total, shifra mjaft shqetësuese, dhe në 40% të rasteve sot nuk dihen shkaqet e infertilitetit mashkullor.