VIDEO/ Zbulohet arsyeja e shuplakës së Bellingham-it ndaj Barcos, dy provokime ndezën tensionin
Një nga momentet më të komentuar pas gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës ishte përplasja mes Jude Bellingham dhe Valentin Barcos. Mesfushori anglez u pa duke i dhënë një goditje të lehtë në kokë lojtarit argjentinas gjatë përshëndetjeve pas ndeshjes, duke shkaktuar një tension të shkurtër në fushë.
Sipas të përditshmes spanjolle AS, reagimi i Bellingham-it nuk erdhi pa shkak. Raportohet se futbollisti i Argjentinës e kishte provokuar dy herë gjatë dhe pas takimit.
Provokimi i parë ndodhi menjëherë pas golit të barazimit të Enzo Fernandez. Barco u ngrit nga stoli për të festuar, por në vend që të bashkohej me shokët e skuadrës, ai shkoi drejt futbollistëve anglezë, duke festuar golin para fytyrës së Bellingham-it dhe duke kërcyer përpara tyre, ndërsa pjesa tjetër e ekipit festonte pranë flamurit të këndit.
Jude Bellingham slaps Barco on the back of the head
by
u/abbytarar in
soccer
Provokimi i dytë ndodhi pas përfundimit të ndeshjes. Sipas të njëjtit burim, teksa Bellingham iu afrua për t'i shtrënguar dorën, Barco i tha një frazë provokuese në spanjisht, duke menduar se mesfushori anglez nuk do ta kuptonte. Megjithatë, Bellingham e kuptoi mesazhin dhe reagoi menjëherë, duke i dhënë një goditje të lehtë në pjesën e pasme të kokës.
Pavarësisht incidentit, raportimet theksojnë se Bellingham u soll në mënyrë korrekte me të gjithë futbollistët e tjerë të Argjentinës, duke i përshëndetur një nga një pas ndeshjes. Përplasja ishte e izoluar vetëm me Barcon dhe fatmirësisht nuk u përshkallëzua.
Vetë mesfushori i Anglisë thuhet se është i vetëdijshëm se reagimi i tij nuk ishte i duhuri, por zhgënjimi për eliminimin dramatik, i kombinuar me dy provokimet e kundërshtarit, ndikuan në humbjen e qetësisë.