Thirrja/ Anëtari i dosjes ‘Plumbi i Artë’ në Gjykatën e Posaçme: Rama jepe dorëheqjen

Petrit Qoli i njohur si personazh që shkakton shpesh situata në Gjykatën e Posaçme, prej 30 minutash në pritje të procesit për dosjen “Plumbi i Artë”, ku SPAK do të shpallë pretencën, ka lëshuar një thirrje pas kafazit të qelqtë që është kthyer në viralitet 46 ditët e fundit “Rama jepe dorëheqjen”.

Thirrja e ndodhur befasisht ka shkaktuar hilaritet tek të pranishmit që po presin nisjen e gjyqit.

Kujtojmë se kandidatë të caktuar të mazhorancës u votuan në masë nga të burgosurit dhe paraburgosurit, që me sa duket edhe nga radhët e tyre, nuk ngurojnë ta shprehin “zhgënjimin” ndaj qeverisë dhe të zgjedhurve të tyre.