Ministri i Jashtëm turk bën thirrje për vazhdimin e bisedimeve në Stamboll për luftën Rusi-Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, tha të enjten se Turqia beson se vazhdimi i procesit të zhvilluar përmes bisedimeve të Stambollit mbi luftën Rusi-Ukrainë do të ishte shumë i dobishëm.

“Unë besoj se do të ishte shumë e dobishme që bisedimet e Stambollit të ndërmjetësuara nga Turqia mbi luftën Rusi-Ukrainë të vazhdonin në të njëjtin kuadër”, tha Fidan në një konferencë të përbashkët për shtyp në Kiev me Ministrin e Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha.

Fidani paralajmëroi gjithashtu kundër përhapjes së konfliktit në Detin e Zi.

"Ne nuk duam që lufta të përhapet në Detin e Zi», tha ai. «Synimi i porteve, anijeve cisternë dhe anijeve të peshkimit në Detin e Zi dhe vënia në rrezik e jetës së civilëve nuk mund të justifikohet"./AA