Tuchel: Pas golit i dhamë shumë hapësira Argjentinës, i kuptoj kritikat

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 2-1 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, duke pranuar se skuadra e tij humbi kontrollin e lojës pasi kaloi në avantazh.

Tekniku i “Tre Luanëve” theksoi se ekipi nuk arriti të qarkullonte siç duhet topin dhe i lejoi kundërshtarit shumë raste për të rrezikuar.

“Nuk e qarkulluam topin siç duhej dhe i lejuam Argjentinës shumë krosime dhe raste. Pasi shënuam golin, nuk arritëm ta mbanim të njëjtin nivel loje”, deklaroi Tuchel.

Sipas trajnerit gjerman, Anglia u bë gjithnjë e më pasive me kalimin e minutave, duke humbur duelet dhe kontrollin e ndeshjes.

“Nuk arrinim më të fitonim topat dhe u bëmë gjithnjë e më pasivë. Nuk ishte një problem strukturor, por ndeshja ndryshoi plotësisht”, shtoi ai.

Në fund, Tuchel komentoi edhe kritikat që kanë nisur të shtohen pas eliminimit nga Botërori, duke treguar se është i vetëdijshëm për debatet rreth punës së tij.

“E kuptoj që diskutimet për mua janë në zhvillim dhe se pas ndeshjes ka miliona trajnerë që mendojnë se dinë më shumë se unë”, përfundoi trajneri i Anglisë.