EMRAT/ Arrestohen drejtoresha, shefja e financës dhe arkëtarja e Postës së Durrësit
Tre punonjëse të Postës Shqiptare në Durrës janë ndaluar nga policia, pas dyshimeve për shkelje detyre dhe abuzim me fondet e institucionit.
Në pranga kanë përfunduar drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana.
Sipas hetimeve paraprake, tre punonjëset janë përballur me akuzat e ngritura nga institucioni për shkelje detyre dhe parregullsi në administrimin e vlerave monetare.