Revolta qytetare kundër qeverisë/ Mbyllet protesta e 46-të, protestuesit: Nesër më shumë
Ka përfunduar protesta e 46-të radhazi e zhvilluar para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku qytetarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Pas marshimit në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, protestuesit u rikthyen përpara Kryeministrisë, ku vijuan me thirrje kundër qeverisë.
Gjatë mbylljes së tubimit u dëgjuan slogane si “Rama jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!”.
Në përfundim të protestës, protestuesit deklaruan se mobilizimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke ftuar qytetarët t’u bashkohen protestës së radhës me mesazhin: “Nesër më shumë!”.