Berisha: Ne jemi parti që e paraqet votën para jush. PS që nga 2009 e ka ekzekutuar votën, s'ka gjë më antidemokratike
Gjatë prononcimit për gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, Partia Demokratike është parti e transparencës, e cila e paraqet votën para qytetarëve.
Sipas tij, PS e ka vrarë votën që në vitin 2009 dhe Edi Rama nuk bënë asnjë transparencë për votimet brenda partisë së tij.
Pyetje: Për pjesën e asaj çfarë ndodhi ditën e sotme, ju keni thënë që prisni kritika, jeni Parti Demokratike, liberale... por sot asnjë zë kundër nuk u la të fliste...
Sali Berisha: E ka gabim. Lësh të flasë, pa diskutim, dhe nuk i mohohet askujt. Çdo njeri shpreh mendimin. Por ka një moment. Unë ia thashë edhe çdo anëtari të Këshillit Kombëtar, në përputhje me statutin do të gëzojë çdo të drejtë. Të paraqesë rezolutë, të paraqitet, vetëm se rezoluta në statut është e përcaktuar si paraqitet.
Pyetje: Duhet të jetë e mirëpërcaktuar nga anëtarësia se çfarë propozon?
Sali Berisha: Ja pra, prandaj, në rastin konkret, unë i kam kthyer një përgjigje sot paradite për kërkesën e tij. Tani në qoftë se bëjmë gjëra jashtë statutit, atëherë nuk është kompetencë e imja. Detyra ime është të mos i mohoj asnjë të drejtë asnjë njeriu në përputhje me atë statut që e kemi miratuar bashkërisht. Nuk ka asgjë tjetër.
Faleminderit. Ju do ta gdhini këtu sot, prisni rezultatin? Rezultatin kjo parti e nxjerr para kamerave. Kjo është e vetmja forcë politike që votën e paraqet para jush.
Pyetje: Te referendumi i kryetarit nuk kishte kaq transparente...
Sali Berisha: Te referendumi i kryetarit i intereson gjithë Shqipërisë apo jo. Megjithatë dolën mbi 1 mijë e sa kundër kryetarit? Po dolën. Më duket se mbi 1500. I përshëndes. Nuk ka asnjë lloj fshehjeje. Por votat tona tregohen, kurse ai tjetri që nga 2009 ka ekzekutuar votën.
Pyetje: Çfarë të gjithë fituese, zoti Berisha sipas statutit. Partia fituese nuk ekzekuton votën...
Sali Berisha: Jo, nuk ka. Aty s'votohet për asgjë. Ah atëherë jo, nuk e kanë bërë kështu të jesh i sigurt. Në statut ajo është parti komuniste. Por ama do dish, edhe kur ishte partia e punës, votonte. Votonte natyrisht sipas përcaktimeve ata. E emëronin sekretarin e parë, e emëronte Enver Hoxha dhe byroja politike, por mblidhej aktivi dhe votonin. Votonin formalisht po votonin. Kurse këtu nuk ka sekretari i parë dhe Enver Hoxha i tyre nuk nxjerr fare për votim, e emëron dhe ti je këtu, thotë s'ka. Kjo s'ka gjë më antidemokratike. Ndaj dhe janë këto protesta kundër kësaj diktature autokratike të urryer, kaq shumë për popullin shqiptar dhe për Evropën dhe botën.
Faleminderit.