PLUG/ ‘Korrupsion dhe pastrim parash’, por SPAK i pafuqishëm ndaj Ballukut

Mirmbrëma! Po fillon PLUG! Prej një muaji e gjsymë shqiptarët janë ngritur në protestë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, që e akuzojnë për vjedhjen e pasurisë së tyre më të madhe Shqipërisë. Bashkë me Edi Ramën, protestuesit i kërkojnë SPAK që të veprojë ndaj tij dhe Belinda Ballukut tashmë e akuzuar për korrupsion.

Por teksa qytetarët rrisin pritshmëritë, duke se pushrteti i Edi Ramës, vijon të zgjasë tentatkulat tek drejtësia e të mbrojë akuzat korruptive të tij dhe kabinetit minister. Rasti simbol i këtij korrupsioni dhe mbrojtuje mbetet Belinda Balluku, që jo vetëm me akuza të konfirmuara por edhe karshillik ndaj drejtësisë së re. Ndryshe nga disa muaj më parë, nën shënjestër nuk është vetëm forca e pushtetit që po mbron korrupsionin, por edhe vetë SPAK. Ky institucion , nga akuzues, po kthehet në të akuzuar, pasi prej muajsh refuzon që të vendos drejtësi e të kërkojë arrestimin e Belinda Ballukut për paratë e vjedhura të shqiptarëve. 

Më 12 mars të këtij viti me forcën e 82 kartonave, Mazhoranca socialiste në Kuvend e udhëhequr nga Edi Rama, do të bëhej bllokadë për SPAK, për të shpëtuar nga arrestimi për abuzime me miliarda euro me tenderat, Belinda Ballukun, krahun e djathtë të kryeministrit.

Pas zbythjes së SPAK, Edi Rama e Belinda Balluku nisën revanshin karshi drejtësisë, duke treguar muskujt e forcësë së pushtetit. Kostot nuk ishin vetëm miliionat e eurove që vazhdonin lëvroheshin tashmë nga ushtarët e Belinda Ballukut, por një goditje e fortë për rrugën europianë të Shqipërisë. për her ëtë parë në histori, Bashkimi Europian nëpërmjet rezolutave e qëndrimeve zyrtare do të dënonte kundërvënien ndaj drejtësisë, dhe mbrojtjen e zyrtarëve të korruptuar nëpërmjet pushtetit dhe imunitetot parlamentar. Raporti i IBAR u shty për disa muaj, deri sa në të, do të forcohej me gërma kapitale,  edhe rasti Balluku, duke i treguar EdI Ramës, se kishte vënë në përparësi fatin e bashkpunëtorees së saj në vend të të ardhmes së Shqipërisë Europiane, kalin e betejës në zgjedhjet parlamentare të 2025.

BE shpreh keqardhje për disa vendime të kaluara të Parlamentit të Shqipërisë, si dhe për komentet e zyrtarëve publikë në lidhje me hetimet kundër ish-zyrtarëve publikë dhe anëtarëve të Parlamentit. BE-ja thekson rëndësinë që Shqipëria të intensifikojë përpjekjet për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë dhe për të mbështetur parimin e barazisë para ligjit, si dhe që gjyqësori, përfshirë SPAK-un, të vazhdojë të kryejë punën e tij në mënyrë të pavarur, paanësi, llogaridhënie, profesionalizëm respekt për të drejtat e mbrojtjes dhe pa ndërhyrje.

Ndërsa Komisioni Europian u tregua e prerë, duke lidhur fatin e integrimit të Shqipërisë me fatin e korrupsionit qeveritar që simbolizohet nga Belinda Balluku, në parlamentin Europian qëndrimet ishin edhe më të forta. Me rezoluta të posaçme, Parlamenti Europian e cilësoi vijë të kuqe mbrojtjen që pushteti I Edi Ramës i bëri korrupsionit, e në këtë kuadër Brukseli ngriti alarmin e bllokoi edhe iniciativën e Edi Ramës, që tentoi të bëjë të paprekëshëm nga drejtësia veten dhe kabinetin qeveritar.

Teksa aleatët perëndimor shtuan dozën e kritikave dhe paralajmëruan masa të ashpra, Edi Rama u tërhoq nga ky propozim, por asnjëherë nga mbrojtja politike e korrupsionit të zyrtarëve trë vetë, çka solli edhe tensionim në skenën politike me opozitën, akuzat e të cilës tashmë ishin konfirmuar edhe nga çdo institucion europian.

Tre muaj më pas, u duk sikur prokurorët e SPAK u zgjuan për të vendosur në vend të paktën dinjitetin  e tyre, e ndaj Belinda Ballukut u ngrit edhe akuza për korrupsion, të cilën Edi Rama e përdori si argument për ti shmangur arrestimin.

Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Belinda Balluku, e cila aktualisht është marrë e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”*, në bashkëpunim dhe pas kryerjes së veprimeve të mëtejshme hetimore dyshohet gjithashtu për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Hetimet kanë evidentuar gjithashtu përdorimin e veprimeve juridike të dyshuara si fiktive, me qëllim fshehjen e origjinës dhe pronësisë reale të pasurisë.

Pasuria e vendosur nën “sekuestro preventive” përbëhet nga një “Vilë individuale dy katëshe tip Begonia me Nr.F6, parcela e rrethuar në dispozicion të vilës është jo më pak se 300 m2. Vila F6, brenda kësaj parcele, ka një sipërfaqe prej 103m2 (kati përdhe 54 m2 dhe kati i parë mbi përdhe 49 m2). Vila F6 ka edhe verandën 34m2. Vendparkimi ndodhet brenda sipërfaqes së parcelës.

Në vijim të hetimeve të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 136/2025, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin nr.412, datë 3.6.2026, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi  pasurinë e paluajtshme, në pronësinë indirekte të shtetases Belinda Balluku, që ndodhet në resortin turistik “Ëhite Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë.

Rezulton se shtetasja Belinda Balluku ka kryer veprimin fiktiv të kontratës së porosisë nr. 1059, datë 5.12.2018, të lidhur mes shtetasit Igli Tare dhe pronarit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k., shtetasit Pandeli Carapuli. Veprimet e kundërligjshme në formën e pastrimit të produkteve të veprës penale kanë vijuar nga shtetasit Belinda Balluku, Igli Tare dhe Jona Bushi, duke kryer veprimin tjetër fiktiv, atë të kontratës së qirasë (kontratë dore), datë 25.5.2022, dhe amendamentin e kësaj kontrate, datë 26.4.2024.

Ndërsa SPAK u zgjua, Kryeministri Edi Rama edhe njëherë u angazhua publikisht për të treguar forcënë përballë drejtësisë. Këtë herë sfida ndaj SPAK do të vinte nga qyteti I Fierit, ku Belinda Balluku nëprmjet masakrës elektorale kishte arritur të siguronte edher 12 mandate kërcënuese për pushtetin e Edi Ramës. balluku u shfaq në mitingun e Partisë Socialiste si figura qëndrore e kësaj force politike, me mesazhe force dhe sinjalesh që pushteti i saj, fal Edi Ramës, ishte edhe më I fortë.

Duket se mesazhi që Belinda Balluku e kishte për rrenjët e forta të Partisë Socialiste, forcës që tashmë përfaqësohet nga simboli i korrupsionit, u mor edhe nga prokurorët e SPAK, të cilët që pas njoftimit për mediat më 4 qershor, hezituan të konkretizonin sërish punën e tyre. kanë kaluar më shumë se një muaj e gjysmë nga akuza e re për korrupsion pasiv e pastrim parashë për Belinda ballukun, dhe SPAK nuk kërkon arresitmin e saj. Edhe njëherë ky institucion vuri në rrezik besimin e publikut për panaësi, e cilësimin si heronjtë e fëmijëve rilindas.

Ndërsa SPAK hezitonte, duke i dhënë kohë Belinda Ballukut dhe Edi Ramës, mijra shqiptarë mbushën sheshet e veç dorëheqjes së kryeministrit një mesazh e kishin edhe për këtë institucion.

Por SPAK këtë herë njëlloj siç Edi Rama, refuzoi të dëgjoj edhe vetë qytetarët, ku nga vonesat të vetmit përfitues janë kryeministri dhe krahu I tij I djathtë Belinda Balluku.

Edhe njëherë skena politike u tensionua për shkak të mungesës së drejtësisë, dhe këtë herë prozhektorët u rikthyen tek institucioni tempull I Reformës në Drejtësi.

Analistë dhe ekspertë politikë e cilësojnë këtë një frymarrje për Edi Ramën në një kohë që shqiptarët kanë dal në rrugë, pasi një arrestim ui Ballukut do u jepte të drejtë qytetarët e do të përshpejtonte kohën e llogaridhënies edhe për vetë kryeministrin. Por kreu i SPAK Klodin Braho, edhe pse pranon se një Balluk pa masë dëmton hetimet, sërish e gjen një rrugdalie me artificat, siç Edi Rama që I bllokoi dhënien e imunitetit.

Edhe këtë herë pasojat nuk janë vetëm milionat e vjedhura nga xhepat e shqiptarëve, por sërish presioni rritet për rrugën integruese në Shqipërisë. Në Strasburg ku diskutohej fati europian i Shqipërisë, sërish kryefjala ishte Balluku e korrupsioni, bashkangjitur tashmë edhe protestave kundër shitjes së Shqipërisë për intesa të një grushti njerëzish. 

 Ndërsa Shqipëria dhe shqiptarët shënojnë vonesat e radhës në trenin europian, Belinda Balluku vijon pazaret në Tiranë. Vetëm pak ditë më parë, Belinda Balluku u filmua teksa dilte nga dreka me një prej njerëzve më të përoflur jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë për mashtrime dhe përfitime në kurrizë të shqiptarëve, Rony Yeffet, miku izraelit i EdI Ramës. Nuk dihet se çfarë e lidh Belinda ballukun me Rony Yeffet apo se çfarë është diskutuar në këtë drekë, por ajo që dihet ëshët fakti se biznesmeni izraelit është një prej përfituesve më të mëdhenj nga taksat e shqiptarëve duke marrë në dorë të gjithë sektyorin e ushtrisë dhe armatimeve, sektorë që tashmë drejtohen nga ushtarë të Belinda Ballukut.