'Rama, jep dorëheqjen'/ Protesta e 46-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranë

Qytetarët kanë dalë sërish këtë mbrëmje në protestë para godinës së Kryeministrisë, në tubimin e 46-të radhazi kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Pas fjalimeve të mbajtura në shesh, protestuesit u nisën në marshim përgjatë rrugëve kryesore të kryeqytetit, duke vijuar me thirrje kundër qeverisë dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit, si dhe përgjegjësi për situatën politike në vend.

Me pankarta dhe mesazhe të ndryshme në duar, qytetarët përcollën kërkesat e tyre, ndërsa marshimi vijon në Tiranë nën thirrjet për ndryshim dhe llogaridhënie.