Makina e policisë bashkiake përplas një fëmijë në vijat e bardha
Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në lagjen ‘29 Nëntori’ aty ku mjeti i Policisë Bashkiake i drejtuar nga një efektiv ka goditur një fëmijë 13 vjeç
Fëmija në ato momente ka qenë duke kaluar rrugën në vijat e bardha.
Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ai është transportuar në spital për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Ndërkohë që policia ka nisur verifikimet për rastin në fjalë.