Zgjedhja e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike/ Voton kryedemokrati Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka votuar në selinë blu në kuadër të procesit për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të partisë.

Votimi po zhvillohet gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ku do të përcaktohen drejtuesit kryesorë të PD-së për mandatin e ardhshëm.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar po votojnë për nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm dhe drejtuesit e sekretariateve të Partisë Demokratike.

Procesi konsiderohet një hap i rëndësishëm në riorganizimin e strukturave drejtuese të selisë blu pas zgjedhjeve të fundit.