Protesta e 46-të kundër qeverisë, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë: Kërkohet largimi i Ramës
Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe këtë mbrëmje në Tiranë, me qytetarë që janë mbledhur për të 46-ën ditë radhazi përpara Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Tubimi nisi me grumbullimin e protestuesve në sheshin “Skënderbej”, prej nga ku ata u nisën në marshim drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me pankarta në duar dhe thirrje për ndryshim, protestuesit po vendosën përpara godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbajnë fjalimet e tyre
Dorëheqja e kryeministrit Rama mbetet kërkesa kryesore e kësaj proteste. Pjesëmarrësit kanë bërë të ditur se do të vijojnë tubimet e tyre, duke kërkuar ndryshim politik dhe largimin e qeverisë.