Protesta kundër qeverisë, qytetarët në Korçë vijojnë tubimet në mbështetje të protestës në Tiranë

Qytetarë në Korçë kanë vijuar edhe këtë mbrëmje protestat e përditshme kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, në shenjë solidariteti me tubimet që zhvillohen prej 46 ditësh në kryeqytet.

Mbledhja e qytetarëve zhvillohet çdo ditë në orën 19:00, ku pjesëmarrësit kanë përsëritur thirrjet për largimin e Ramës nga detyra dhe kanë shprehur mbështetjen për kërkesat e ngritura nga protesta në Tiranë.

Protestuesit në Korçë deklarojnë se do të vijojnë tubimet e tyre edhe në ditët në vijim, duke kërkuar ndryshim dhe llogaridhënie nga qeveria.