Gara për Sekretar të Përgjithshëm të PD dhe Sekretariatet/ Berisha lexon EMRAT e kandidatëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar propozimet për emrat që pritet të përbëjnë strukturën e re drejtuese të selisë blu.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha bëri të ditur listën e kandidatëve për postet e sekretarëve të rinj, duke theksuar se është synuar një ripërtëritje e strukturave, e bazuar në eksperiencë dhe ekspertizë.

Për postin e Sekretarit të Përgjithshëm janë propozuar Flamur Noka dhe Saimir Korreshi, ndërsa për Sekretar Organizativ Agron Loka dhe Klevis Balliu.

Lista vijon me Etjon Kapedanin dhe Renald Ristën për Sekretar për Dixhitalizimin, Andi Mustafën dhe Mario Rungën për Burimet Njerëzore, si dhe Gentian Kapratën e Maksim Kolën për Urbanistikën dhe Territorin.

Për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore janë propozuar Arlind Ahmetaj dhe Marash Logu, ndërsa për Çështjet e Pronave dhe Luftën Kundër Korrupsionit Endira Bushati dhe Ledina Mandia.

Ndër emrat e tjerë të propozuar janë Denisa Kele dhe Viola Kapedani për Marrëdhëniet me Publikun, Franc Nuri dhe Ledio Nuraj për të Drejtat e Njeriut, si dhe Eva Metaj e Malvina Lika për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile.

Berisha prezantoi gjithashtu kandidaturat për sekretarë të të Përndjekurve Politikë, Integrimit Europian, Pushtetit Lokal, Emigracionit dhe Diasporës, si dhe Aksionit Qytetar.

Kreu i PD-së tha se sekretariati i ri synon të sjellë një kombinim mes përvojës dhe figurave të reja, ndërsa u la anëtarëve të Këshillit Kombëtar mundësia për të zgjedhur mes kandidaturave të paraqitura.