Gara për Nënkryetar të Partisë Demokratike/ Kryedemokrati Sali Berisha lexon EMRAT e kandidatëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar emrat e propozuar për postet e nënkryetarëve të partisë, në kuadër të procesit të zgjedhjes së strukturave të reja drejtuese të selisë blu.

Berisha bëri të ditur se në garë për tre pozicionet e nënkryetarëve janë Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Jonatan Pano, Nikola Këdhi, Besa Manaj dhe Erisa Bajaziti. Votimi për drejtuesit e rinj të PD-së po zhvillohet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, organi më i lartë vendimmarrës i partisë mes dy kuvendeve.

Berisha: Dhe unë do ju lexoj emrat e personave të propozuar për nënkryetarë. Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Jonatan Pano, Nikolin... Nikola Këdhi, Besa Manaj, Erisa Bajaziti. Këto janë kandidaturat për nënkryetarë të Partisë Demokratike, domethënë secili nga këta... nga këta të gjashtë do zgjidhen tre.